Electrolux EOC66700X Руководство пользователя

  • Здравствуйте! Я прочитал инструкцию по эксплуатации духового шкафа Electrolux EOC66700 и готов ответить на ваши вопросы. В руководстве подробно описаны все функции устройства, включая различные режимы приготовления, пиролитическую очистку и безопасные функции. Спрашивайте!
  • Как установить время на часах духовки?
    Что делать, если духовка не нагревается?
    Как очистить духовку пиролитической очисткой?
udhëzimet për përdorim
Ръководство за употреба
instrukcja obsługi
Инструкция по
эксплуатации
Furrë
Фурна
Piekarnik
Духовой шкаф
EOC66700
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 5
Përpara përdorimit të parë 5
Përdorimi I përditshëm 6
Funksionet e orës 8
Përdorimi i aksesorëve 9
Funksionet shtesë 10
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 11
Kujdesi dhe pastrimi 15
Si të veprojmë nëse… 19
Instalimi 20
Probleme që lidhen me mjedisin 21
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
me kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me
pajisjen edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën
mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes
gjatë kohës që dera e saj është e hapur
ose pajisja është në funksionim. Ekziston
rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve
të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët
ose bllokim të butonave (bllokim të
butonave të kontrollit), përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët
ta vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i
dëmtimit të pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun
e dëmtimeve në strukturë ose lëndimet
fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë
garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike ose të gazit, etj.).
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni
pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
2 electrolux
Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës,
siguresa (siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral
dhe kontaktorë.
Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të
vendosen në mënyrë të tillë që të mos
hiqen pa vegla.
Disa pjesë të pajisjes kanë korrent.
Rrethojeni pajisjen me mobilie dhe
sigurohuni që të mos mbeten hapësira
boshe. Kjo parandalon goditjet elektrike
pasi nuk ekziston rreziku të prekni pa
dashje pjesët e rrezikshme.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobiliet
e kuzhinës të kenë dimensionet e duhura
të vendosjes.
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar nën
dhe afër strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Pajisjen instalojeni duke vendosur pjesën
e pasme dhe njërën anë pranë pajisjes
më të lartë. Ana tjetër duhet të vendoset
afër pajisjes që ka të njëjtën lartësi.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi një
bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e
integruara të gatimit kanë sistem të
posaçëm instalues. Për të shmangur
dëmtimet tek pajisja, pajisjen përdoreni
vetëm me pajisjet nga i njëjti prodhues.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
etiketën e parametrave të përputhen me
furnizimin me energji elektrike të shtëpisë
suaj.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakëzën e parametrave.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
Kur lidhni pajisje elektrike në prizat
kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin
ose të jenë pranë derës së pajisjes me
nxehtësi.
Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos dëmtoni ose
shkaktoni dëmtime tek spina (nëse është
e zbatueshme) dhe kabllon kryesore të
elektrikut mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e
aplikueshme.
Zbatimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të
shmangur lëndimet fizike ndaj personit
ose dëmtimet në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje. Ka rrezik shpërthimi
ose zjarri.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Përdorni doreza kur vendosni
ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur
hapni derën ndërsa pajisja është në
punë. Mund të dalë avull i nxehtë. Ka
rrezik djegieje të lëkurës.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
performancën e pajisjes, pra nuk kemi të
bëjmë me një defekt në aspektin e ligjit të
garancisë.
Për të parandaluar dëmtime ose
çngjyrime të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt
mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
electrolux 3
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në
kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen
me duar të lagura.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes
mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që
pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje.
Ka rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
kekët shumë të lëngshëm për të
parandaluar që lëngjet e frutave të lënë
njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë,
objekte të mprehta, pastrues abrazivë,
sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin
njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj të
nxehtit e xhamit të brendshëm mund
thyhet e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me
qendrën e shërbimit.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Pastrimi pirolitik
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë pastrimit
pirolitik.
Mos u përpiqni të hapni derën dhe mos
ndërprisni energjinë elektrike gjatë
pastrimit pirolitik.
Mbajini fëmijët larg gjatë pastrimit pirolitik.
Pajisja nxehet shumë. Ka rrezik djegieje.
Gjatë pastrimit pirolitik, papastërtitë e
forta mund të shkaktojnë çngjyrim të
smaltit. Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon mbi
funksionimin e pajisjes
Rrezik zjarri
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i
përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje.
Llambushka e furrës
Llambushkat e përdorura në këtë pajisje
janë llamba të posaçme të përzgjedhura
vetëm për përdorim në pajisje elektro-
shtëpiake. Ato nuk mund të përdoren për
ndriçim të plotë ose të pjesshëm dhome.
Nëse nevojitet zëvendësimi i
llambushkës, përdorni një tjetër të së
njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas për
pajisjet elektro-shtëpiake.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti para se të
zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik
goditjeje elektrike.
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
miratuar.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
fizike ose dëmtimeve
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet
për të mos lejuar që fëmijët ose kafshët
e vogla të ngecin brenda pajisjes. Ka
rrezik mbytjeje.
4 electrolux
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
Pamje e përgjithshme
1
8
3
2
4
5
6
7
1 Paneli i kontrollit
2 Programuesi elektronik
3 Hapësirat e ajrimit
4 Skarë
5 Llambushka e furrës
6 Vrima e hellit rrotullues
7 Ventilatori
8 Etiketa e parametrave
Aksesorët e furrës
Rafti me rrjetë
Për enët e gatimit, tavat e kekëve dhe të
pjekjes.
Tava e sheshtë e pjekjes
Për ëmbëlsira dhe biskota.
Tava e thellë e pjekjes
Për të pjekur ose për të mbledhur
yndyrën.
Helli rrotullues
Për të pjekur copa më të mëdha mishi
ose shpendësh.
Shinat rrëshqitëse të
zëvendësueshme
Për të vendosur mbi to raftet ose tavat.
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastrimi paraprak
Hiqini të gjitha pjesët nga pajisja.
Pastroni pajisjen përpara përdorimit për
herë të parë.
Kujdes Mos përdorni agjentë pastrues
gërryes! Kjo mund të dëmtojë
sipërfaqen. Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe Pastrimi".
Cilësimi dhe ndryshimi i orës
Për të vënë në përdorim furrën, cilësoni
në fillim orën.
Kur e lidhni furrën me rrjetin elektrik ose pas
një ndërprerjeje të rrymës, simboli i orës
dhe pulsojnë automatikisht.
Vendosni orën e saktë me
ose .
Ndërrimi i orës
1.
Prekni
sërish disa herë derisa të
pulsojnë simboli
dhe .
2.
Vendosni orën e saktë me
ose .
1
2
electrolux 5
Ora tregon kohën dhe pulsimi ndalon pas
afërsisht 5 sekondash.
Nxehja paraprake
1.
Cilësoni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
2. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 1 orë.
3.
Cilësoni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
4. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
5.
Cilësoni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
6. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
Kjo duhet për të djegur mbetjet në pajisje.
Pajisjet ndihmëse mund të nxehen më
shumë se zakonisht. Kur e paranxehni
pajisjen për herë të parë, pajisja mund të
lëshojë erë të keqe dhe tym. Kjo pritet që të
ndodhë. Sigurohuni që të ketë ajrim të
mjaftueshëm.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Ekrani
1 2 3
1 Funksioni i gatimit
2 Temperatura
3 Koha
Butoni Funksioni Përshkrimi
ON/OFF (NDEZ/FIK) Për të ndezur ose për të fikur pajisjen.
PËRZGJEDHËSI Për të cilësuar funksionin e furrës.
NXEHJA E SHPEJTË Për të ndezur funksionin e nxehjes së shpejtë.
PASTRIMI PIROLITIK Për të filluar pastrimin pirolitik.
/
PLUS, MINUS Për të rregulluar vlerat (temperaturën dhe kohën).
ORA Për të vendosur funksionin e orës.
Butonat me prekje
Butonat me prekje kontrollojnë gjithë
funksionet e furrës. Përdorni butonat me
prekje për të regjistruar kombinimet e
funksionit të gatimit, temperaturës së
gatimit dhe kohëmatësit automatik.
Sigurohuni që të mos prekni më shumë se
një buton në një kohë.
Për të vendosur një funksion gatimi prekni
dhe mbani shtypur butonin.
Vendosja e funksionit të furrës
1
2
1.
Prekni
vazhdimisht derisa të pulsojë
simboli i funksionit të nevojshëm të
furrës.
Në ekran shfaqet një temperaturë
automatike. Nëse nuk e ndryshoni
temperaturën brenda rreth 5
sekondash, pajisja do të fillojë të
funksionojë.
6 electrolux
2. Për të ndryshuar temperaturën, prekni
butonin
ose .
Nëse filloni një funksion furre, simboli i
temperaturës
pulson.
Simboli tregon se temperatura në
pajisje ngrihet.
Kur pajisja është në temperaturën e
vendosur, dëgjohet një sinjal akustik
dhe simboli i temperaturës pushon së
pulsuari.
Nëse ka ndërprerje të rrymës,
programuesi i ruan të gjitha cilësimet
për rreth 3 minuta. Pas më shumë se 3
minutash pa rrymë elektrike, duhet t'i
vendosni sërish nga fillimi cilësimet (së
bashku me orën).
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Gatim i zakonshëm
Nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i sipërm
dhe ai i poshtëm. Për të pjekur dhe skuqur në
një nivel të furrës.
Gatimi me ajrim me forcë
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve që kërkojnë
të njëjtën temperaturë gatimi duke përdorur më
shumë se një nivel të furrës, pa përzierjen e
erërave.
Skarë e plotë
Elementi i skarës së plotë është i aktivizuar. Për
të pjekur në skarë ushqime të sheshta në sasi të
mëdha. Për të thekur.
Helli rrotullues
Për pjekjen e mishit ose për qebapë dhe copa të
vogla mishi.
Gatimi i mishit
Për të pjekur mishin. Nxehtësia del nga
elementët nxehës të sipërm dhe të poshtëm.
Skara termike
Elementi i skarës dhe ventilatori i furrës sjellin ajër
të nxehtë rreth e qark ushqimit. Për gatimin e
copave të mëdha të mishit.
E rëndësishme Temperatura maksimale për
këtë funksion: 200 °C
Mbajini ngrohtë Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Shkrirja
Për të shkrirë ushqimin e ngrirë.
E përshtatshme për të shkrirë ushqime delikate,
p.sh. biskota të mbushura me krem, kasata,
gurabije, bukë dhe ushqime të tjera me brumë të
ardhur.
Pastrimi pirolitik
Për të hequr papastërtitë e vështira për t'u
hequr.
Funksioni i Nxehtësisë së mbetur
Me funksionin Kohëzgjatja, furra fiket
automatikisht disa minuta përpara se të
përfundojë periudha e caktuar kohore.
Furra e përdor nxehtësinë e mbetur për të
përfunduar gatimin pa konsumuar energji.
E rëndësishme Funksioni i Nxehtësisë së
mbetur mund të përdoret vetëm nëse
Kohëzgjatja është më shumë se 15 minuta.
Funksioni i nxehjes së shpejtë
Me funksionin e Nxehjes së shpejtë do të
ulni kohën e paranxehjes. Këtë mund ta
përdorni me çdo funksion gatimi.
E rëndësishme Mos e futni ushqimin
furrë derisa të ketë përfunduar Nxehja e
shpejtë.
1. Cilësoni një funksion të furrës.
electrolux 7
Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën e këshilluar.
2.
Shtypni butonin
. Ekrani tregon
"FHU" dhe funksioni i nxehjes së shpejtë
aktivizohet.
3. Kur përfundon Nxehja e shpejtë,
dëgjohet një sinjal akustik dhe "FHU"
fiket.
Që nga ky moment, pajisja do të
vazhdojë të nxehet sipas funksionit dhe
temperaturës së furrës që keni cilësuar.
4. Futeni ushqimin në furrë.
FUNKSIONET E ORËS
Funksioni i orës Përdorimi
Ora Tregon orën. Për të cilësuar, ndryshuar ose kontrolluar orën.
Treguesi i minutave Për të cilësuar një kohëvonesë.
Kur të ketë përfunduar kohëvonesa, do të dëgjohet një sinjal.
Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e furrës.
Kohëzgjatja Për të caktuar sa kohë do të punojë furra.
Fund Për të cilësuar kur do të fiket një funksion i furrës.
Kohëzgjatja dhe Përfundimi
mund të përdoren njëkohësisht, nëse
furra duhet ndezur dhe fikur më vonë
automatikisht. Në këtë rast, vendosni
fillimisht Kohëzgjatjen
, më pas
Përfundimin
.
Rregullimi i funksioneve të orës
1
2
1. Vendosni një funksion furre dhe një
temperaturë (nuk është i nevojshëm
Treguesi i minutave). Referojuni
"Vendosja e funksionit të furrës".
2.
Prekni
vazhdimisht derisa të pulsojë
simboli i funksionit të nevojshëm të orës.
3. Për të vendosur kohën për Treguesin e
minutave , Kohëzgjatjen ose
Përfundimin
, prekni butonin ose
.
Simboli përkatës i funksionit të orës
ndizet.
Kur të përfundojë koha e caktuar,
simboli i funksionit fillon të pulsojë dhe
një sinjal akustik do të dëgjohet për 2
minuta. Prekni një fushë sensore për të
ndaluar sinjalin akustik.
Me funksionet Kohëzgjatja dhe
Përfundimi
pajisja ndalon
automatikisht.
4.
Prekni
për të çaktivizuar pajisjen.
Anulimi i funksioneve të orës
1.
Prekni
vazhdimisht derisa të pulsojë
simboli i funksionit të nevojshëm të orës
dhe
.
2.
Prekni "
" disa herë radhazi derisa
ora të bëhet "00:00".
8 electrolux
PËRDORIMI I AKSESORËVE
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Shinat teleskopike
Instalimi i shinave rrëshqitëse
Shinat teleskopike mund t'i vendosni në
çdo nivel.
Sigurohuni që dy shinat rrëshqitëse të jenë
vendosur në të njëjtin nivel.
Elementi ndalues që ndodhet në njërin fund
të shinës teleskopike duhet të jetë me
drejtim lart.
1
2
Përdorimi i shinave rrëshqitëse
Me shinat teleskopike mund t'i fusni e
nxirrni raftet me më shumë lehtësi.
1. Tërhiqni jashtë shinat teleskopike
krahut të djathtë dhe të majtë.
°C
2. Vendoseni raftin e furrës mbi shinat
teleskopike e më pas shtyjini ato me
kujdes brenda pajisjes.
Sigurohuni që shinat teleskopike t'i fusni
brenda plotësisht në pajisje përpara se
të mbyllni derën e furrës.
°C
Kujdes Mos i pastroni shinat
teleskopike në enëlarëse. Mos i
lubrifikoni shinat teleskopike.
electrolux 9
Helli rrotullues
31 2 4
1 Doreza
2 Helli
3 Pirunët
4 Korniza e hellit rrotullues
Paralajmërim Pirunët dhe helli i hellit
rrotullues janë të mprehta (nëse jeni
pajisur me to) Kini kujdes gjatë
përdorimit të tij.
1. Futeni tavën e thellë të pjekjes në
pozicionin e parë të nivelit nga fundi.
2. Futeni kornizën e hellit rrotullues në
pozicionin e dytë të nivelit nga fundi.
3. Instaloni pirunin e parë në hell.
4. Vendosni ushqimin që do piqet.
5. Instaloni pirunin e dytë.
Përdorni vidhat për të shtrënguar
pirunët.
6. Instaloni majën e hellit në vrimën e
rrotullimit të hellit (referojuni paragrafit
“Përshkrimi i produktit”).
7. Instaloni pjesën ballore të hellit në
kornizën e hellit.
8. Hiqni dorezën.
9. Vendosni funksionin e furrës dhe
temperaturën (referojuni "Tabelat e
gatimit").
FUNKSIONET SHTESË
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Kur është vendosur Bllokimi i sigurisë
për fëmijët, ju nuk mund ta vini në punë
pajisjen.
Aktivizimi i Bllokimit për fëmijët
1.
Shtypni
për të çaktivizuar pajisjen.
2.
Prekni
dhe njëkohësisht, derisa
në ekran të shfaqet “SAFE”. Bllokimi i
sigurisë për fëmijët është aktivizuar.
Çaktivizimi i Bllokimit për fëmijët
Për të çaktivizuar Bllokimin për fëmijët,
ndiqni të njëjtat hapa sërish.
Tingulli i kontrollit
Çaktivizimi i tingullit të kontrollit
1.
Shtypni
për të çaktivizuar pajisjen.
2. Mbani njëkohësisht të shtypur butonin
dhe derisa të tingëllojë një sinjal
(rreth 2 sekonda).
Tingulli i kontrollit nuk funksionon.
Aktivizimi i tingullit të kontrollit
1. Mbani njëkohësisht të shtypur butonin
dhe derisa të tingëllojë një sinjal
(rreth 2 sekonda).
2. Tingulli i kontrollit funksionon sërish.
Fikja automatike
Pajisja çaktivizohet automatikisht pas
pak kohësh:
Nëse nuk e çaktivizoni pajisjen
Nëse nuk e ndryshoni temperaturën
e furrës.
Furra do të çaktivizohet kur
temperatura e saj është:
30 - 115 °C pas 12,0 orësh
120 - 195 °C pas 8,5 orësh
200 - 245 °C pas 5,5 orësh
250 - temp.
maks. °C
pas 3,0 orësh
10 electrolux
Pas stakimit automatik, çaktivizojeni furrën
plotësisht. Më pas mund ta aktivizoni
sërish.
Kodi i defektit
Nëse disa nga parametrat nuk janë
korrektë, njësia e kontrollit do t'i ndalë
funksionet e aktivizuara dhe në ekran do të
afishohet kodin përkatës i defektit.
Referojuni kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori ftohës
ndizet automatikisht për të mbajtur të ftohta
sipërfaqet e pajisjes. Nëse fikni pajisjen,
ventilatori ftohës vazhdon të punojë derisa
të ftohet pajisja.
Termostati i siguri
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është
pajisur me një termostat sigurie, i cili
ndërpret energjinë elektrike. Furra ndizet
përsëri automatikisht, kur bie temperatura.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Pajisja ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e rafteve duke nisur nga poshtë.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem mund të gatuani
në një ambient me avull dhe t'i mbani
ushqimet të buta brenda dhe të pjekura
mirë nga jashtë. Ai ul kohën e gatimit dhe
konsumin e energjisë në minimum.
Në pajisje ose në dyert prej xhami mund
të kondensohet lagështi. Kjo është
normale. Qëndroni gjithmonë pak larg
pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa
kjo është duke funksionuar. Për të
pakësuar kondensimin, vëreni pajisjen në
punë për 10 minuta para gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mos vendosni objekte drejtpërdrejt mbi
dyshemenë e pajisjes dhe mos i mbuloni
pjesët e furrës me letër varaku (alumini)
gjatë gatimit. Kjo mund të ndryshojë
rezultatet e pjekjes dhe mund të dëmtojë
veshjen prej smalti.
Pjekja e kekeve/tortave
Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
Paranxehni furrën për afro 10 minuta
para pjekjes.
Mos e hapni derën e furrës para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Mos piqni në furrë copa mishi më të
vogla se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla
shkakton tharjen e mishit.
Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të
njomë nga brenda mishin e kuq,
vendosni një temperaturë prej 200
°C-250 °C.
Për mishin e bardhë, shpendët dhe
peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
ushqimet me shumë yndyrë, për të
ruajtur furrën nga njollat që mund të mos
ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se
ta shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
Për të shmangur tymin e tepërt në furrë
gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në tavën
pritëse të yndyrave. Për të shmangur
kondensimin e tymrave, shtoni ujë herë
pas herë pasi ai të avullojë.
Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji, shpeshtësia
dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e pajisjes
kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet më të mira
(përzgjedhjet e nxehtësisë, kohët e gatimit,
etj.) për gatesat tuaja, recetat dhe sasitë
përkatëse kur përdorni pajisjen.
electrolux 11
Tabela e pjekjes dhe e skuqjes
KEKËT
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatimi me ajrim
me forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Recetat me qull
të rrahur
2 170 2 (1
dhe 3)
165 45-60 Në tavën e kekut
Brumë i shkrifët
për ëmbëlsirë
2 170 2 (1
dhe 3)
160 24-34 Në tavën e kekut
Kek me gjalpë
qumështi e
krem bulmeti
1 170 2 165 60-80 Në tavën e kekut 26 cm
Kek me mollë
(Ëmbëlsirë me
mollë)
1 170 2 (1
dhe 3)
160 100-120 2 tava keku prej 20 cm në
raftin me rrjetë
Strudel 2 175 2 150 60-80 Në tavën e pjekjes
Ëmbëlsirë me
reçel
2 170 2 (1
dhe 3)
160 30-40 Në tavën e kekut 26 cm
Kek me fruta 2 170 2 155 60-70 Në tavën e kekut 26 cm
Pandispanjë
(Pandispanjë pa
yndyrë)
2 170 2 160 35-45 Në tavën e kekut 26 cm
Kek
krishtlindjesh/
Kek i pasur me
fruta
2 170 2 160 50-60 Në tavën e kekut 20 cm
Kek me
kumbulla
2 170 2 165 50-60
Në tavën e bukës
1)
Kekë të vegjël 3 170 3 (1
dhe 3)
165 20-30 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Biskota 3 150 3 (1
dhe 3)
140 20-30 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Mafishe 3 100 3 115 90-120 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Simite 3 190 3 180 15-20 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Pufka me krem 3 190 3 (1
dhe 3)
180 25-35 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Torta të
sheshta
3 180 2 170 45-70 Në tavën e kekut 20 cm
Kek "Viktoria" 1 ose 2 180 2 170 40-55 Majtas + djathtas në tavën
e kekut 20 cm
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
12 electrolux
BUKË DHE PICA
LLOJI I
GATESËS
Gatim
tradicional
Gatimi me ajrim
me forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Bukë e bardhë 1 190 1 195 60-70 1-2 copë, 500 g një copë
1)
Bukë thekre 1 190 1 190 30-45 Në tavën e bukës
Simite 2 190 2 (1
dhe 3)
180 25-40 6-8 simite në tavën e
sheshtë të pjekjes
1)
Pica 1 190 1 190 20-30 Në tavën e thellë të pjekjes
1)
Gurabije 3 200 2 190 10~20 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
KREM I PJEKUR
LLOJI I
GATESËS
Gatim
tradicional
Gatimi me ajrim
me forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Bazë brumi 2 180 2 180 40-50 Në tavë
Pite me perime 2 200 2 200 45-60 Në tavë
Kish 1 190 1 190 40-50 Në tavë
Lazanja 2 200 2 200 25-40 Në tavë
Kaneloni 2 200 2 200 25-40 Në tavë
Petulla
"Yorkshire"
2 220 2 210 20-30
6 kupa pjekje
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
MISH
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatimi me ajrim
me forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Mish lope 2 200 2 190 50-70 Në raftin me rrjetë dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Mish derri 2 180 2 180 90-120 Në raftin me rrjetë dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Mish viçi 2 190 2 175 90-120 Në raftin me rrjetë dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur pak)
2 210 2 200 44-50 Në raftin me rrjetë dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur
mesatarisht)
2 210 2 200 51-55 Në raftin me rrjetë dhe në
tavën e thellë të pjekjes
electrolux 13
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatimi me ajrim
me forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Rosto viçi
angleze (e
pjekur mirë)
2 210 2 200 55-60 Në raftin me rrjetë dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Shpatull derri 2 180 2 170 120-150 Në tavën e thellë të pjekjes
Kërci derri 2 180 2 160 100-120 2 copë në tavën e thellë të
pjekjes
Mish qengji 2 190 2 190 110-130 Kofshë
Pulë 2 200 2 200 70-85 I gjithi në tavën e thellë të
pjekjes
Gjeldeti 1 180 1 160 210-240 I gjithi në tavën e thellë të
pjekjes
Rosë 2 175 2 160 120-150 I gjithi në tavën e thellë të
pjekjes
Patë 1 175 1 160 150-200 I gjithi në tavën e thellë të
pjekjes
Lepur 2 190 2 175 60-80 I prerë në copa
Lepur i egër 2 190 2 175 150-200 I prerë në copa
Fazan 2 190 2 175 90-120 I gjithi në tavën e thellë të
pjekjes
PESHK
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatimi me ajrim
me forcë
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Troftë / Krap
deti
2 190 2 (1
dhe 3)
175 40-55 3-4 peshq
Peshk ton/
Salmon
2 190 2 (1
dhe 3)
175 35-60 4-6 fileto
Pjekja në grilë
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Co g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Biftek fileto 4 800 3 250 12-15 12-14
Biftek 4 600 3 250 10-12 6-8
Salsiçe 8 / 3 250 12-15 10-12
Kotëleta derri 4 600 3 250 12-16 12-14
Pulë (e ndarë në 2
pjesë)
2 1000 3 250 30-35 25-30
Qebapë 4 / 3 250 10-15 10-12
14 electrolux
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Co g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Gjoks pule 4 400 3 250 12-15 12-14
Hamburger 6 600 3 250 20-30
Fileto Peshku 4 400 3 250 12-14 10-12
Sanduiçe tost 4-6 / 3 250 5-7 /
Bukë e thekur 4-6 / 3 250 2-4 2-3
Grili termik
Paralajmërim Përdoreni këtë funksion
me një temperaturë maksimale prej
200°C.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Role mishi (gjel deti) 1 1000 3 200 30-40 20-30
Pulë (e ndarë më
dysh)
2 1000 3 200 25-30 20-30
Kofshë pule 6 - 3 200 15-20 15-18
Shkurtë 4 500 3 200 25-30 20-25
Tavë me perime - - 3 200 20-25 -
copa. Skallopë - - 3 200 15-20 -
Skumbri 2-4 - 3 200 15-20 10-15
Feta peshku 4-6 800 3 200 12-15 8-10
Helli rrotullues
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
LLOJI I GATESËS Sasia temp °C Koha e gatimit në minuta
Shpendë 1000 2 250 50-60
Rosto 800 2 250 50-60
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë dhe me ujë të
ngrohtë e me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm
pastrues
electrolux 15
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një
pastrues të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë
ose enëlarëse. Këto mund të prishin
veshjen e sipërme që nuk ngjit!
Pastrimi i guarnicionit të derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin e
derës. Guarnicioni i derës është vendosur
përgjatë kornizës së derës së furrës. Mos
e përdorni pajisjen nëse guarnicioni i
derës është dëmtuar. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm rreth
pastrimit.
Pastrimi pirolitik
Paralajmërim Pajisja nxehet shumë.
Ka rrezik djegieje.
E rëndësishme Mos përdorni funksionin e
pastrimit pirolitik dhe vatrën në të njëjtën
kohë (nëse është e instaluar me pajisjen).
Kjo mund të shkaktojë dëmtime në pajisje.
Përpara pastrimit pirolitik:
1. Nxirrini të gjitha pjesët e lëvizshme nga
pajisja.
2. Hiqeni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
3. Mbylleni mirë derën e furrës.
Përdorimi i pastrimit pirolitik
1.
Shtypni
vazhdimisht derisa ekrani të
tregojë
.
Në ekran shfaqet PYRO 1 ose PYRO
2.
Për 3 sekonda ekrani tregon një
mesazh që kërkon heqjen e të gjitha
pjesëve të lëvizshme nga pajisja.
2.
Gjatë pulsimit të Kohëzgjatjes
,
shtypni
ose për të vendosur
kohëzgjatjen e pastrimit pirolitik:
2:00 për një nivel të ulët ndotjeje
2:30 për një nivel të lartë ndotjeje.
3.
Shtypni
për të filluar pastrimin
pirolitik.
Shiritat në simbolin
ndizen një nga një për
të treguar se temperatura në pajisje rritet.
Kur pajisja të jetë në temperaturën e
paracaktuar, dera kyçet dhe ekrani tregon
.
Pas përfundimit të procesit të pastrimit
pirolitik, në ekran shfaqet ora ditore. Dera e
furrës kyçet. Kur pajisja të jetë ftohur, do të
dëgjohet një sinjal akustik dhe dera
shkyçet.
Për të ndaluar pastrimin pirolitik në çdo
kohë, shtypni
.
Koha e përfundimit të pastrimit pirolitik
Ju mund ta ndryshoni kohën e
përfundimit të pastrimit pirolitik duke
përdorur funksionin e orës Fund
.
1. Kryeni sërish hapat 1, 2 dhe 3 të
procedurës së mësipërme.
2.
Shtypni
.
3.
Ekrani tregon një shigjetë
dhe
simbolin
. Ekrani tregon kohën e
përfundimit të pastrimit pirolitik.
4.
Shtypni
ose për të rregulluar
orën e përfundimit të pastrimit
pirolitik.
Shinat mbajtëse të rafteve
Heqja e shinave rrëshqitëse të rafteve
1. Tërhiqni pjesën ballore të shinës
mbajtëse të raftit jashtë furrës.
2. Tërhiqni shinën e pasme mbajtëse të
raftit nga muri anësor dhe nxirreni atë.
16 electrolux
Montimi i shinave rrëshqitëse të rafteve
Montoni shinat rrëshqitëse të rafteve në
rendin e kundërt.
Skajet e rrumbullakuara të shinave
mbajtëse të rafteve duhet të vendosen
përpara!
Llambushka e furrës
Paralajmërim Bëni kujdes! Ka rrezik
goditjeje elektrike!
Përpara se të zëvendësoni
llambushkën e furrës:
Fikni pajisjen.
Hiqni siguresat nga kutia e siguresave
ose çaktivizoni çelësin stakues.
Vendosni një cohë në fund të furrës për
të mbrojtur dritën e furrës dhe kapakun
prej xhami.
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambushke furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës është e përbërë nga tre
panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës
dhe panelet e brendshme prej xhami për t'i
pastruar.
Dera e furrës mund të mbyllet nëse
përpiqeni të hiqni panelet prej xhami,
përpara se të hiqni derën e furrës.
Çmontimi i derës së furrës dhe panelit
prej xhami
1. Hapeni derën plotësisht dhe mbani dy
menteshat e derës.
2. Ngrini dhe rrotulloni levat mbi dy
menteshat.
3. Mbyllni derën e furrës në pozicionin e
parë të hapjes (përgjysmë). Pastaj
tërhiqeni atë përpara dhe hiqeni derën
nga foleja.
4. Vendoseni derën mbi një cohë të butë
në një sipërfaqe të qëndrueshme.
electrolux 17
5. Hiqni sistemin bllokues për të hequr
panelet prej xhami.
6. Rrotullojini dy mbërthyeset 90° dhe
nxirrini ato nga foletë e tyre.
90°
7. Ngrini me kujdes (hapi 1) dhe hiqni (hapi
2) panelet prej xhami një nga një. Filloni
nga paneli i sipërm prej xhami.
1
2
Pastroni panelet prej xhami me ujë dhe
sapun. Fshijini panelet prej xhami me
kujdes.
Montimi i derës dhe paneleve prej
xhami
Kur të ketë përfunduar procedura e
pastrimit, montoni panelet prej xhami dhe
derën e furrës. Kryejini hapat e mësipërm
sipas rendit të kundërt.
Paneli i mesëm ka një kornizë dekorative.
Kur ta montoni këtë panel, sigurohuni që
ana e printuar të duket në anën e
brendshme të derës. Sigurohuni që pas
instalimit sipërfaqja e kornizës së panelit
prej xhami në ana e printuar të mos jetë e
ashpër kur e prekni.
Sigurohuni që ta instaloni panelin e mesëm
prej xhami në udhëzuesit e duhur (referojuni
figurës).
Sigurohuni që ta instaloni panelin e sipërm
prej xhami në udhëzuesit e duhur (referojuni
figurës).
18 electrolux
SI TË VEPROJMË NËSE…
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk nxehet. Pajisja është çaktivizuar. Aktivizoni pajisjen.
Ora nuk është vendosur. Cilësoni orën.
Nuk janë vendosur cilësimet e
nevojshme.
Kontrolloni cilësimet.
Fikja automatike është aktive. Referojuni pjesës "Fikja
automatike".
Bllokimi i sigurisë për fëmijët është
aktivizuar.
Shikoni "Çaktivizimi i bllokimit për
fëmijët".
Ka rënë siguresa në kutinë e
siguresave të shtëpisë.
Kontrolloni siguresat.
Nëse siguresa bie më shumë se
një herë, kontaktoni një elektricist
të kualifikuar.
Llamba e furrës nuk
punon.
Llamba e furrës është me defekt. Zëvendësoni llambushkën e furrës.
Mbi ushqim dhe në furrë
është formuar avull dhe
kondensim.
Gatesat janë lënëfurrë për
shumë kohë.
Mos i lini gatesat të qëndrojnë në
pajisje për më gjatë se 15-20
minuta pas përfundimit të procesit
të gatimit.
Ekrani tregon ose
, pajisja nuk nxeh dhe
nuk ka qarkullim ajri.
Modaliteti i demonstrimit është i
aktivizuar.
Çaktivizoni pajisjen. Shtypni
butonin
për rreth 2 sekonda.
Do të dëgjohet një sinjal akustik.
Mbani njëkohësisht të shtypur
butonin
dhe butonin derisa
të tingëllojë një sinjal dhe shenja të
hiqet.
Në ekran shfaqet kodi i
alarmit "F...".
Ka një defekt elektronik. Shkruani kodin e defektit dhe
kontaktoni Qendrën e Shërbimit.
electrolux 19
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
lidhuni me shitësin tuaj ose qendrën e
shërbimit.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit janë në etiketën e parametrave.
Etiketa e parametrave gjendet në kornizën
ballore të hapësirës së furrës.
Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu:
Modeli (MOD.) .........................................
Numri i produktit (PNC) .........................................
Numri i serisë (S.N.) .........................................
INSTALIMI
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Montimi
594
2
20
570
590
540
560
50
580
550 min
560÷570
550 min
593
560-570
80÷100
20 electrolux
/