Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përpara përdorimit të parë 3
Përshkrim i produktit 3
Përdorimi I përditshëm 4
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 4
Tabelat e gatimit 5
Kujdesi dhe pastrimi 6
Si të veprojmë nëse… 9
Instalimi 10
Lidhja elektrike 11
Të dhëna teknike 11
Probleme që lidhen me mjedisin 12
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Për sigurinë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë të pajisjes, lexoni me
kujdes këtë manual përpara se të
instaloni atë. Mbajini këto udhëzime
gjithmonë bashkë me pajisjen, edhe
kur e lëvizni apo e shisni. Përdoruesit
duhet të njohin plotësisht veçoritë e
përdorimit dhe sigurisë së pajisjes.
Përdorimi i saktë
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
• Pajisja nuk duhet të përdoret si sipërfaqe
pune ose për të mbështetur diçka sipër
saj.
• Mos vendosni apo futni lëngje të
ndezshme, materiale që marrin flakë
shpejt apo objekte që shkrijnë (psh.fletë
plastike apo alumini) brenda ose pranë
pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni një pajisje elektrike
në prizat në afërsi. Bëni të mundur që
kabllot lidhës të mos bien në kontakt me
derën e furrës apo të mos kapen nën të.
• Mos i lini gatesat e lëngshme dhe
ushqimet në furrë pasi të keni përfunduar
gatimin e tyre, pasi lagështia mund të
dëmtojë smaltin ose të hyjë nëpër njësitë
e furrës.
• Mos i bëni vetë riparimet, për të
shmangur plagosje apo dëmtim të
pajisjes. Kontaktoni gjithmonë Qendrën
lokale të Shërbimit.
• Mos përdorni gërryes të fortë ose
materiale të mprehta metalike për të
pastruar xhamin e derës së furrës, pasi
këto mund të gërvishtin sipërfaqen, çka
mund të shkaktojë krisjen e xhamit.
Shënim mbi veshjen e smaltuar
Ndryshimi i ngjyrave të veshjes së
smaltuar të furrës si pasojë e
përdorimit, nuk ndikojnë në
funksionimin normal e të mirë të
pajisjes. Për këtë arsye, ato nuk
përbëjnë një defekt të përfshirë në
rregulloren e garancisë.
Siguria e fëmijëve
• Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë
pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për
t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës
që është në punë e sipër. Pjesët e
jashtme mund të nxehen shumë gjatë
përdorimit. Ka rrezik djegieje.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet
e një personi përgjegjës, për të siguruar
që ata e përdorin pajisjen me siguri.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Bëni kujdes dhe
mos prekni elementet ngrohës. Ka rrezik
djegieje.
• Largojuni gjithmonë pak pajisjes kur
hapni derën e furrës gjatë ose në
2 electrolux