Electrolux EWF1408WDL2 Руководство пользователя

  • Привет! Я чат-бот, который прочитал инструкцию по эксплуатации стиральной машины Electrolux EWF 1408 WDL2. Я могу ответить на ваши вопросы о программах стирки, настройке параметров, устранении неполадок и других функциях этой модели, например, функция отложенного старта и защита от детей. Задавайте свои вопросы!
  • Как установить программу стирки?
    Как изменить температуру стирки?
    Что делать, если машина выдает ошибку?
    Как использовать функцию отложенного старта?
    Как включить функцию блокировки от детей?
EWF 1408 WDL2
SQ Lavatriçe Udhëzimet për përdorim 2
UK Пральна машина Інструкція 31
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................6
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 7
5. PROGRAMET ....................................................................................................8
6. VLERAT E KONSUMIT.................................................................................... 11
7. OPSIONET....................................................................................................... 13
8. CILËSIMET.......................................................................................................15
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................16
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.........................................................................16
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 21
12. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 22
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 25
14. HAPJA E DERËS NË RAST EMERGJENCE.................................................28
15. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................... 29
ME JU NË MENDJE
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili
sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe
elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që
ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të
shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria për fëmijët dhe personat vulnerabël
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët e moshës 3 vjeç e poshtë duhet të mbahen
gjithmonë larg nga kjo pajisje kur ajo është në punë.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ky duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 10 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
SHQIP 3
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të
mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë
tjetër dyshemeje.
Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga
qendra e autorizuar e shërbimit.
Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
Mbajini bulonat e transportit në një
vend të sigurt. Nëse pajisja do të
transportohet në të ardhmen, ata
duhet të vendosen për të bllokuar
kazanin për të parandaluar dëmtimet
e brendshme.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura mund të jetë
më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet
ndaj kushteve atmosferike.
Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Mos e instaloni pajisjen direkt mbi
piletën e dyshemesë.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe dyshemesë të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Mos vendosni një enë për të
grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për t'u
siguruar se cilët aksesorë mund të
përdoren.
www.electrolux.com4
2.2 Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim tubave të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
Mos përdorni tuba zgjatues nëse tubi i
furnizimit me ujë është tepër i
shkurtër. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit për zëvendësimin e tubit të
furnizimit të ujit.
Ju mund ta zgjasni tubin e shkarkimit
maksimumi 400 cm. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit për tub tjetër dhe
për zgjatues.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos lani pëlhura që janë të ndotura
shumë me vajra, graso apo substanca
të tjera vajore. Kjo mund të dëmtojë
pjesët prej gome të lavatriçes. Lajini
paraprakisht këto pëlhura me dorë
përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që një program është në punë
e sipër. Xhami mund të nxehet.
2.5 Dritat e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi.
Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
Drita LED i dedikohet ndriçimit të
kazanit. Kjo llambë nuk mund të
ripërdoret për qëllime të tjera ndriçimi.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.6 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.7 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
SHQIP 5
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes
1
2
3
5
6
7
8
4
1
Pjesa e sipërme
2
Kutia e detergjentit
3
Paneli i kontrollit
4
Doreza e derës
5
Drita e brendshme
6
Etiketa e specifikimeve
7
Filtri i pompës së shkarkimit
8
Këmbët për nivelimin e pajisjes
3.2 Mënyra e aktivizimit të
mekanizmit të sigurisë për
fëmijët
Kjo pajisje parandalon mbylljen e
fëmijëve ose të kafshëve shtëpiake
brenda në kazan.
Kthejeni pajisjen në drejtim orar, derisa
kanali të jetë horizontalisht.
Ju nuk mund ta mbyllni derën.
Për ta mbyllur derën, kthejeni pajisjen në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
derisa kanali të jetë vertikalisht.
3.3 Grupi i pllakës fiksuese
(4055171146)
I disponueshëm nga shitësi i autorizuar.
Nëse e instaloni pajisjen mbi plintë,
sigurojeni në pllakat fiksuese.
Lexoni me kujdes manualin e ofruar
bashkë me aksesorët.
www.electrolux.com6
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
Delay Start
Easy Iron
Extra Rinse
Prewash
Temp.
Spin
Others
Duvet
Steam
Wool/
Handwash
Synthetics
Cottons
Delicates
TimeManager
MyFavourite
AutoOff
Start/Pause
Cottons
Eco
53 4
1012 11
8
7
9
6
1 2
1
Butoni i ndezjes/fikjes (AutoOff)
2
Fushat me prekje të programit
3
Blloku i prekjes për reduktimin e
centrifugimit (Spin (Centrifugimi))
4
Blloku i prekjes për temperaturën
(Temperatura)
5
Ekrani
6
Blloku i prekjes për paralarjen
(Paralarje)
7
Blloku i prekjes për shtyrjen e
programit (Delay Start (Shtyrja e
programit))
8
Blloku i prekjes për shpëlarje shtesë
(Extra Rinse (Shpëlarje shtesë))
9
Blloku i prekjes për hekurosje të lehtë
(Easy Iron (Hekurosje e lehtë))
10
Blloku i prekjes për nisjen/
ndërprerjen (Start/Pause (Nisja/
Pauza))
11
Blloqet e prekjes së menaxhuesit të
kohës (TimeManager)
12
Blloku i prekjes për programin e
preferuar (MyFavourite+)
4.2 Ekrani
A
B C
D
E
F
G
H
I
J
K
A. Zona e temperaturës:
: Treguesi i temperaturës.
/ : Treguesit e ujit të ftohtë.
B. : Treguesi i peshës së rrobave.
SHQIP 7
: Treguesi i ngarkesës
maksimale.
Ekrani i shfaq këta tregues kur dera
është e hapur.
C. : Treguesi Eco Info.
D. : Treguesi Time Manager .
E. Zona e kohës:
: Kohëzgjatja e programit.
: Shtyrja e programit.
: Programi ka mbaruar.
F. : Treguesi i shtyrjes së programit.
G.
: Treguesi i shpëlarjes shtesë.
H. : Treguesi i bllokimit për fëmijët
aktivizohet kur ndizni pajisjen.
I. Shiriti i tekstit. Shiriti i tekstit tregon
statusin e programit, mesazhet e
alarmit dhe mesazhe të tjera që ju
ndihmojë të vini në punë pajisjen.
J. : Treguesi i derës së bllokuar.
Dera e pajisjes nuk mund të hapet
kur treguesi është i ndezur.
Mund ta hapni derën vetëm kur
treguesi fiket.
K. Zona e centrifugimit:
: Treguesi i shpejtësisë së
centrifugimit.
: Treguesi pa centrifugim.
: Treguesi i ndërprerjes së
shpëlarjes.
: Treguesi ekstra i heshtur.
5. PROGRAMET
5.1 Tabela e programeve
Programi
Gama e
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Programet e larjes
Shtypni një fushë me prekje programi për të vendosur programin përkatës:
Cottons (Të
pambukta)
90°C - I ftohtë
10 kg
1400 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra.
Ndotje normale dhe e lehtë.
Cottons Eco (Të
pambukta Eco)
1)
60° - 40° C
10 kg
1400 rpm
Të pambukta të bardha dhe të
pambukta me ngjyra që nuk zbehen.
Ndotje normale. Konsumi i energjisë ulet
dhe koha e programit të larjes zgjatet.
Synthetics
(Sintetike)
60° - I ftohtë
4 kg
1200 rpm
Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera.
Ndotje normale.
Delicates
(Delikate)
40° - I ftohtë
4 kg
1200 rpm
Tekstile delikate të tilla si akrilike,
viskoze dhe tekstile të përziera
kërkojnë larje delikate. Ndotje normale.
www.electrolux.com8
Programi
Gama e
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Wool/Handwash
(Të leshta / Larje me
dorë)
40° - I ftohtë
2 kg
1200 rpm
Të leshta që lahen në makinë larëse, të
leshta që lahen me dorë dhe tekstile të
tjera me simbolin e kujdesit "larje me
dorë"
2)
.
Duvet (Jorgan)
60° - 30°
4 kg
800 rpm
Program i posaçëm për një batanije
sintetike, jorgan, mbulesë krevati etj.
Steam (Me avull)
Shtypni disa herë këtë fushë me prekje derisa të vendosni programin e
dëshiruar:
Programet me avull
3)
Avulli mund të përdoret për rrobat e thara, të lara ose të veshura vetëm një herë.
Këto programe mund të reduktojnë rrudhat dhe aromat dhe mund t'i bëjnë rrobat më
të buta.
Mos përdorni detergjent. Nëse është e nevojshme, hiqini njollat me larje ose duke
përdorur heqës njollash vetëm aty ku ka njolla.
Programet me avull nuk kryejnë cikël higjienizues.
Mos e vendosni programin me avull me këto lloje artikujsh:
Artikujt që do të lahen në temperaturë më të ulët se 40°C.
Artikujt që nuk e kanë të specifikuar në etiketën e kujdesit se mund të thahen me
tharëse rrobash me rrotullim.
Të gjithë artikujt me pjesë plastike, metalike, druri ose të ngjashme.
Steam Cottons (Të
pambukta me avull)
1.5 kg Program me avull për të pambuktat. Ky
cikël ndihmon që rrobave t'u hiqen rrudhat.
Steam Synthetics
(Sintetike me avull)
1.5 kg Program me avull për artikujt sintetikë.
Ky cikël ndihmon që rrobave t'u hiqen
rrudhat.
Steam Refresh
(Freskim me avull)
1.5 kg Program me avull për të pambuktat dhe
sintetiket. Ky cikël heq aromat nga
rrobat
4)
.
Programet e tjera
Shtypni disa herë këtë fushë me prekje derisa të vendosni programin e
dëshiruar:
14 min.
30°
1.5 kg
800 rpm
Artikuj tekstilë sintetikë dhe të përzier.
Artikuj të ndotur pak e artikuj për të
rifreskuar.
SHQIP 9
Programi
Gama e
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Sport Light (Sportive
të lehta)
30°
2.5 kg
800 rpm
Artikuj sintetikë dhe delikatë. Artikuj me
ndotje të lehtë ose artikuj për freskim.
Jeans (Xhinse)
40° - I ftohtë
10 kg
1200 rpm
Xhinse dhe artikuj të leshta. Edhe për
artikuj në ngjyra të errëta.
Rinse (Shpëlarja) 10 kg
1400 rpm
Për të shpëlarë dhe për të centrifuguar
rrobat. Të gjitha tekstilet, përveç të
leshtave dhe tekstileve shumë delikate.
Reduktojeni shpejtësinë e centrifugimit
sipas llojit të rrobave.
Spin/Drain
(Centrifugim/
Shkarkim)
5)
10 kg
1400 rpm
Për të centrifuguar rrobat dhe për të
shkarkuar ujin në kazan. Të gjitha
tekstilet, përveç të leshtave dhe
tekstileve shumë delikate.
1)
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së energjisë. Sipas
rregullores 1061/2010, këto programe janë përkatësisht "Programi standard i pambukut me
60°C" dhe "Programi standard i pambukut me 40°C". Ato janë programet më efikase për sa
i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me
ndotje normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e
deklaruar për programin e zgjedhur.
2)
Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket
sikur kazani nuk rrotullohet ose nuk rrotullohet siç duhet, por kjo është normale për këtë
program.
3)
Nëse vendosni një program me avull me rroba të thara, në fund të ciklit rrobat mund të
jenë të njoma. Është mirë që rrobat të ekspozohen në ajër të freskët për rreth 10 minuta për
ta tharë lagështinë. Kur programi përfundon, hiqini me shpejtësi rrobat nga kazani. Pas një
cikli me avull, rrobat mund të hekurosen, por me më pak mundim.
4)
Avulli nuk i heq aromat e kafshëve.
5)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e
tekstileve që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë
shkarkimi.
Përshtatshmëria e opsioneve të programit
Programi
www.electrolux.com10
Programi
14 min.
Sport Light (Sportive të
lehta)
Jeans (Xhinse)
Rinse (Shpëlarja)
Spin/Drain
(Centrifugim/
Shkarkim)
1)
1)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e
tekstileve që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë
shkarkimi.
5.2 Woolmark Apparel Care -
Blu
Cikli i larjes për të leshtat në këtë makinë
larëse është miratuar nga The Woolmark
Company për larjen e rrobave të leshta
që mbajnë etiketën "për larje me dorë"
nëse rrobat lahen sipas udhëzimeve të
dhëna nga prodhuesi i kësaj makine
larëse. Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe
proceseve të tjera të larjes në etiketën
për kujdesin ndaj rrobave. M1144
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,
Hong-Kong dhe Indi, simboli "Woolmark"
është markë tregtare certifikimi.
6. VLERAT E KONSUMIT
Vlerat e deklaruara janë marrë kushte laboratorike me standardet
përkatëse. Shkaqe ndryshme mund ndryshojnë dhënat: sasia
dhe lloji i rrobave për larje dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu
kohëzgjatjen e programit larjes mund ndikojë edhe presioni i ujit,
tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.
Specifikimet teknike mund ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për
të përmirësuar cilësinë e produktit.
SHQIP 11
nisje programit, ekrani tregon kohëzgjatjen e programit për
kapacitetin maksimal të ngarkesës.
Gjatë fazës së larjes, kohëzgjatja e programit llogaritet automatikisht dhe
mund të reduktohet mjaft nëse ngarkesa e rrobave është e ulët sesa
kapaciteti maksimal i ngarkesës (p.sh. pambuktat 60°C, kapaciteti
maksimal i ngarkesës 10 kg, kohëzgjatja e programit i tejkalon 2 orë;
ngarkesa reale 1 kg, kohëzgjatja e programit do të jetë më pak se 1 orë).
Kur pajisja është duke llogaritur kohëzgjatjen e vërtetë programit,
ekran pulson një pikë.
Programet Ngarkes
a (kg)
Konsumi i
energjisë
(kWh)
Konsumi i
ujit (litra)
Kohëzgjatj
a e përafërt
e
programit
(minuta)
Lagështia
e mbetur
(%)
1)
Cottons (Të
pambukta) 60°C
10 1,80 82 185 52
Cottons (Të
pambukta) 40°C
10 1,10 82 185 52
Synthetics
(Sintetike) 40°C
4 0,60 55 100 35
Delicates
(Delikate) 40°C
4 0,70 62 86 35
Wool/Handwash
(Të leshta / Larje
me dorë) 30°C
2)
2 0,50 59 60 30
Programet standarde të pambukut
Program standard
për pambukun
60°C
10 1,13 58 249 52
Program standard
për pambukun
60°C
5 0,76 48 167 52
Program standard
për pambukun
40°C
5 0,52 48 151 52
1)
Në fund të fazës së centrifugimit.
2)
Nuk disponohet për disa modele.
Modaliteti fikur (W) Modaliteti lënë ndezur (W)
0.05 0.05
www.electrolux.com12
Modaliteti fikur (W) Modaliteti lënë ndezur (W)
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën
implementuese 2009/125/EC të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
7. OPSIONET
7.1 Temperatura
Vendosni këtë opsion për të ndryshuar
temperaturën e parazgjedhur.
Treguesi
= ujë i ftohtë.
Në ekran shfaqet temperatura e
vendosur.
7.2 Spin (Centrifugimi)
Me këtë opsion ju mund të ulni
shpejtësinë e parazgjedhur të
centrifugimit.
Ekrani tregon treguesin e shpejtësisë së
vendosur.
Opsionet shtesë të centrifugimit:
Pa centrifugim
Caktoni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit.
Vendosni këtë për pëlhura shumë
delikate.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
Ekrani shfaq treguesin .
Ndërprerje e shpëlarjes
Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave
te rrobat.
Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
Ekrani shfaq treguesin
.
Për të shkarkuar ujin,
referojuni seksionit "Në
përfundim të programit".
Ekstra i heshtur
Vendosni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit dhe për të
kryer një larje pa zhurmë.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave
te rrobat.
Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
Ekrani shfaq treguesin .
Për të shkarkuar ujin,
referojuni seksionit "Në
përfundim të programit".
7.3 Paralarje
Me këtë opsion mund të shtoni një fazë
paralarjeje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për rroba shumë
të ndotura.
Kur ta vendosni këtë opsion, kohëzgjatja
e programit rritet.
Treguesi përkatës ndizet.
7.4 Delay Start (Shtyrja e
programit)
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit nga 30 minuta në 20 orë.
Ekrani shfaq treguesin përkatës.
7.5 Extra Rinse (Shpëlarje
shtesë)
Me këtë opsion mund të shtoni disa
shpëlarje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
Treguesi përkatës ndizet.
SHQIP 13
7.6 Easy Iron (Hekurosje e
lehtë)
Pajisja lan dhe centrifugon rrobat me
kujdes për të parandaluar krijimin e
rrudhave.
Pajisja e ul shpejtësinë e centrifugimit,
përdor më shumë ujë dhe e përshtat
kohëzgjatjen e programit sipas llojit të
rrobave.
Treguesi përkatës ndizet.
7.7 Rregulluesi i kohës
Kur vendos një program larjeje, ekrani
tregon kohëzgjatjen e parazgjedhur.
Shtypni ose për të ulur ose rritur
kohëzgjatjen e programit.
Opsioni Menaxheri i kohës është i
disponueshëm vetëm me programet në
tabelë.
Treguesi
Cottons Eco (Të pambukta Eco)
1) 1)
2)
3)
3)
3)
Treguesi
Cottons Eco (Të pambukta Eco)
1) 1)
4)
3)
3)
3)
1)
Nëse disponohet.
2)
Më e shkurtra: për t'i freskuar rrobat.
3)
Kohëzgjatja e parazgjedhur e programit.
4)
Më e gjata: Rritja e kohëzgjatjes së
programit ul gradualisht konsumin e
energjisë. Faza e optimizuar e ngrohjes
kursen energji dhe kohëzgjatja më e gjatë
ruan të njëjtat rezultate larjeje (veçanërisht
për ndotje normale).
Informacioni i kursimit të energjisë
Shiritat e informacionit të kursimit të
energjisë (të disponueshme vetëm në
programet e të pambuktave dhe
sintetikeve) tregojnë efikasitetin e
programit të larjes në lidhje me kursimin
e energjisë:
6 shirita: cilësimi më efikas për të
optimizuar performancën e programit
të larjes.
1 shirit: cilësimi më pak efikas.
Numri i shiritave të informacionit të
kursimit të energjisë ndryshon nëse
ndryshoni kohëzgjatjen e programit të
larjes (referojuni Menaxhuesit të kohës)
dhe temperaturën e larjes. Për të
optimizuar performancën e programit të
larjes, numri i shiritave duhet të rritet:
Nëse rrisni kohëzgjatjen e programit,
rritet numri i shiritave të informacionit
të kursimit të energjisë. Rritja e
kohëzgjatjes së programit të larjes
www.electrolux.com14
lejon performancë konstante që
redukton konsumin e energjisë.
Nëse ulni kohëzgjatjen e programit,
ulet numri i shiritave të informacionit
të kursimit të energjisë.
Nëse vendosni më shumë rroba, rritet
numri i shiritave të informacionit të
kursimit të energjisë.
Disa këshilla për të pasur cilësimin më
efikas:
Vendosni një ngarkesë prej 4 kg ose
më shumë.
Vendosni treguesit e menaxhuesit të
kohës ose .
Zgjidhni temperaturën më të ulët të
mundshme të larjes.
Mos e vendosni opsionin Paralarje.
7.8 MyFavourite+
Herën e parë që aktivizoni pajisjen, nëse
shtypni My Favourite+ ekrani tregon që
memoria është bosh.
Pajisja mund të memorizojë
automatikisht programet e larjeve që
përdoren më shpesh pas disa
përdorimesh.
Shtypni My Favourite+ për të vendosur 3
programet e larjes që përdoren më
shpesh.
Shtypni My Favourite+ një herë për të
vendosur My Favourite 1.
Shtypni My Favourite+ dy herë për të
vendosur My Favourite 2.
Shtypni My Favourite+ tre herë për të
vendosur My Favourite 3.
Shtypni
për të filluar programin e
larjes.
Pajisja nuk e kryen opsionin
permanent, nëse nuk është
e aktivizuar.
Nuk është memorizuar
shtyrja e programit.
8. CILËSIMET
8.1 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni
dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
Mund ta aktivizoni këtë opsion:
Pasi të shtypni : opsionet dhe
çelësi i programeve janë të bllokuar.
Para se të shtypni
: pajisja nuk
mund të niset.
8.2 Shpëlarja e përhershme
shtesë
Me këtë funksion mund të keni në
mënyrë të përhershme një shpëlarje
shtesë kur vendosni një program të ri.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
8.3 Sinjalet akustike
Dëgjohen sinjalet akustike kur:
Programi ka mbaruar.
Pajisja ka keqfunksionim.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni njëkohësisht
dhe
për 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
8.4 Aktivizimi ose çaktivizimi i
sensorit të peshës
Për të aktivizuar ose çaktivizuar sensorët
e peshës, shtypni
dhe
njëkohësisht për disa sekonda.
SHQIP 15
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Futeni spinën në prizën elektrike.
2. Hapeni rubinetin e ujit.
3. Vendosni një sasi të vogël me
detergjent në ndarjen e fazës së
larjes.
4. Vendosni dhe startoni një program
për të pambuktat në temperaturën
më të lartë pa rroba.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e
mundshme nga tamburi dhe kazani.
9.1 Vendosja e gjuhës
Ekrani ka një gjuhë të paracaktuar.
Herën e parë që shtypni butonin për
të aktivizuar pajisjen, pajisja ju thotë se si
të ndryshoni cilësimin e gjuhës.
1. Shtypni
ose për të vendosur
gjuhën që preferoni.
2. Shtypni për të konfirmuar gjuhën.
Nëse nuk është vendosur asnjë gjuhë
pas disa sekondash, pajisja funksionon
me gjuhën e paracaktuar. Për sa kohë
që nuk keni vendosur një gjuhë, ekrani ju
pyet nëse doni të vendosni një gjuhë sa
herë që e aktivizoni pajisjen.
9.2 Ndryshimi i gjuhës pas
aktivizimit të parë
1. Shtypni dhe njëkohësisht për
disa sekonda për të vendosur
cilësimin e gjuhës
2. Shtypni ose për të vendosur
gjuhën që preferoni.
3. Shtypni për të konfirmuar gjuhën.
9.3 Cilësimi i sasisë së
detergjentit
Shiriti i tekstit ju jep edhe treguesin rreth
sasisë së detergjentit, kur dera mbyllet
pas futjes së rrobave. Si parazgjedhje,
treguesi i sasisë së detergjentit jepet në
përqindje. 100% është sasia maksimale
e detergjentit që mund të vendosni në
ndarjen
të sirtarit të detergjentit.
Ju mund ta vendosni treguesin si ml për
të pasur më shumë precizion.
Ekrani mund të tregojë 2 lloje
detergjentesh (pluhur dhe lëng):
1. Shtypni dhe në të njëjtën kohë
për disa sekonda.
Në shiritin e tekstit shfaqet mesazhi “Set
dosage det 1”.
2. Shtypni ose për të vendosur të
dhënat në ml që përkasin me 100%.
Për sasinë maksimale të detergjentit
shikoni kutinë e detergjentit.
3. Shtypni
për ta konfirmuar.
Në shiritin e tekstit shfaqet mesazhi “Set
dosage det 2”.
4. Shtypni ose për të vendosur të
dhënat në ml që përkasin me 100%.
Për sasinë maksimale të detergjentit
shikoni kutinë e detergjentit.
5. Shtypni për ta konfirmuar.
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
10.1 Përdorimi i sensorëve të
peshës
Për përdorimin e duhur të
sensorit të peshës, kazani
duhet të zbrazet kur
aktivizohet pajisja.
Vendoseni programin
PËRPARA se t'i fusni rrobat
në kazan.
10.2 Aktivizimi i pajisjes
Shtypni butonin për të aktivizuar ose
çaktivizuar pajisjen. Kur aktivizohet
pajisja dëgjohet një melodi.
10.3 Vendosja e një programi
1. Shtypni një program në bllokun e
prekjes për të vendosur programin e
nevojshëm:
Treguesi
pulson.
www.electrolux.com16
Treguesi përkatës i programit
ndizet.
Në ekran shfaqen të gjitha të
dhënat mbi programin e larjes.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, kohëzgjatjen e ciklit ose
shtoni funksione nga ato që
disponohen.
Kur aktivizoni një opsion, treguesi i
opsionit të vendosur ndizet.
Nëse keni vendosur diçka të
pasaktë, ekrani tregon se
përzgjedhja nuk është e
mundshme.
10.4 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni derën e pajisjes.
Ekrani tregon peshën e rrobave
dhe ngarkesën maksimale të programit
. Shiriti i tekstit ju thotë të fusni
rrobat.
2. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit. Shkundini artikujt përpara
se t'i vendosni ato brenda pajisjes.
Në ekran pesha e rrobave përditësohet
me hapa prej 0,5 kg. Pesha është një
tregues i përgjithshëm që ndryshon me
llojin e rrobave.
Në programet me ngarkesën
maksimale të deklaruar,
nëse vendosni shumë rroba,
shiriti i tekstit ju thotë që
ngarkesa është plotësuar.
Në programet e tjera
treguesi MAX pulson dhe
shiriti i tekstit tregon që
ngarkesa maksimale është
tejkaluar. Për të arritur
konsumin dhe performancën
më të mirë, hiqini disa
artikuj.
3. Mbylleni derën mirë.
Shiriti i tekstit tregon sasinë e detergjentit
që duhet përdorur. Nëse keni vendosur
Set dosage det 1” dhe “Set dosage det
2”, në ekran shfaqet alternativa e
përdorimit të dy lloje detergjentesh.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos
mbeten rroba ndërmjet
guarnicionit dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes
së ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
10.5 Përdorimi i detergjenteve
dhe aditivëve
1. Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave.
2. Vendosni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave te ndarjet.
3. Mbylleni me kujdes sirtarin e
detergjentit
10.6 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjente specifikë për lavatriçe.
SHQIP 17
Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
Kutia e detergjentit për fazën e paralarjes.
Kutia e detergjentit për fazën e larjes.
Foleja për solucionet shtesë në trajtë të lëngët (zbutësi i rrobave,
ngrirësit).
Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.
10.7 Detergjenti pluhur ose i
lëngshëm
1.
A
2.
3.
B
4.
Pozicioni A për detergjentin pluhur (cilësimi nga fabrika).
Pozicioni B për detergjentin e lëngshëm.
Kur përdorni detergjentin e lëngshëm:
Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.
Mos vendosni më shumë se lëng se niveli maksimal.
Mos e vendosni fazën e paralarjes.
Mos e vendosni funksionin e shtyrjes së programit.
www.electrolux.com18
10.8 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni .
Treguesi i ndalon së pulsuari
dhe qëndron i ndezur.
Ekrani i përditësohet gjatë
programit të larjes.
Programi fillon, dera bllokohet dhe
ekrani tregon treguesin .
Nëse treguesi
pulson, dera
po kyçet. Nëse ekrani shfaq një
mesazh alarmi pasi treguesi
ka pulsuar për pak sekonda, kjo
tregon se dera nuk është kyçur
mirë (për më shumë detaje
shikoni kapitullin "Zgjidhja e
problemeve").
Pompa e shkarkimit mund të
punojë për një kohë të shkurtër
kur pajisja mbushet me ujë.
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
Pajisja rregullon
automatikisht
kohëzgjatjen e programit
në përputhje me
ngarkesën e rrobave.
Në ekran shfaqet vlera e
re.
10.9 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni vazhdimisht derisa ekrani
të tregojë shtyrjen që dëshironi të
vendosni.
Treguesi përkatës ndizet në ekran.
2. Shtypni :
Pajisja fillon numërimin mbrapsht.
Dera kyçet, ekrani shfaq treguesin
.
Nëse treguesi
pulson, dera
po kyçet. Nëse ekrani shfaq një
mesazh alarmi pasi treguesi
ka pulsuar për pak sekonda, kjo
tregon se dera nuk është kyçur
mirë (për më shumë detaje
shikoni kapitullin "Zgjidhja e
problemeve").
Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi fillon
automatikisht.
Mund ta anuloni ose ta
ndryshoni vendosjen e
shtyrjes së programit
përpara se të shtypni .
Për të anuluar shtyrjen e
programit:
Shtypni për ta
vendosur pajisjen në
pauzë.
Shtypni derisa
ekrani të tregojë
'.
Shtypni përsëri
për ta filluar
programin
menjëherë.
10.10 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i opsioneve
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni
.
Treguesi pulson.
2. Ndrysho opsionet.
3. Shtypni përsëri.
Programi vazhdon.
10.11 Anulimi i një programi në
vazhdim
1. Shtypni butonin për disa sekonda
për të anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni sërish këtë buton për të
riaktivizuar pajisjen. Tashmë mund të
vendosni një program të ri larjeje.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
SHQIP 19
10.12 Hapja e derës
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
lartë dhe kazani vazhdon të
rrotullohet, dera nuk mund të
hapet.
Kur një program ose shtyrje programi
është në punë, dera e pajisjes është e
bllokuar dhe ekrani shfaq treguesin .
Hapja e derës së pajisjes kur programi
ose shtyrja e programit është në
punë:
1. Shtypni
për ta ndërprerë pajisjen.
2. Prisni derisa të fiket treguesi i
bllokimit të derës .
3. Hapni derën.
4. Mbyllni derën dhe shtypni sërish .
Programi ose shtyrja e programit
vazhdon të funksionojë.
10.13 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht.
Sinjali akustik funksionon (nëse është
aktiv).
Në ekran ndizet .
Treguesi iStart/Pause (Nisja/Pauza)
fiket.
Treguesi i bllokimit të derës
fiket.
Mund ta hapni derën.
Nxirrni rrobat nga pajisja. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh.
Mbyllni rubinetin e ujit.
Shtypni butonin AutoOff për disa
sekonda për të çaktivizuar pajisjen.
Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe aromat e
pakëndshme.
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te
rrobat brenda.
Treguesi i bllokimit të derës është
ndezur. Dera qëndron e bllokuar.
Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin.
Për të shkarkuar ujin:
1. Shtypni .
Pajisja shkarkon ujin dhe kryen
centrifugimin.
2. Për ta vendosur pajisjen që vetëm të
shkarkojë ujin, vendosni
.
Nëse është e nevojshme, ulni
shpejtësinë e centrifugimit.
3. Kur programi të ketë përfunduar dhe
treguesi i bllokimit të derës
fiket, mund ta hapni derën.
4. Shtypni butonin AutoOff për disa
sekonda për të çaktivizuar pajisjen.
Pajisja shkarkon ujin dhe
kryen centrifugimin
automatikisht pas rreth 18
orësh (përveç programit Të
leshta).
10.14 Opsioni FIKJA
AUTOMATIKE
Funksioni FIKJA AUTOMATIKE
çaktivizon automatikisht pajisjen për të
ulur konsumimin e energjisë kur:
Nuk e përdorni pajisjen për 5 minuta
përpara se të shtypni
.
Shtypni butonin
për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
5 minuta pas përfundimit të programit
të larjes
Shtypni butonin për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
Ekrani tregon përfundimin e programit
të fundit të vendosur.
Rrotullojeni çelësin e programit për të
vendosur një cikël të ri.
Nëse vendosni një program
ose opsion që përfundon me
ujë në kazan, funksioni
FIKJA AUTOMATIKE nuk
çaktivizon pajisjen për t'ju
kujtuar të shkarkuar ujin.
www.electrolux.com20
/