20
PËRDORIMI
SQ
rezultate të dobëta të tharjes dhe
shkakton rrudha të panevojshme.
• Mos fusni rroba shumë të njoma në
pajisje. Kjo do të rrisë kohën e tharjes
dhe konsumin e energjisë. Sigurohuni
që rrobat të jeni shtrydhur mirë
përpara se ti ngarkoni.
• Një ngarkesë me copa të përziera
mund të shkaktojë zgjatjen e kohës së
tharjes dhe koha e shfaqur në ekran
mund të ndalojë gjatë tharjes aktive.
Koha e mbetur do të vazhdojë më pas
duke treguar kohën aktuale të mbetur.
• Sigurohuni që të zbrazni të gjithë
xhepat. Gjëra të tilla si gozhdët,
kapëset e flokëve, shkrepëset,
stilolapsat, lapsat, monedhat dhe
çelësat mund të dëmtojnë si pajisjen
ashtu edhe rrobat tuaja.
• Hiqni rripat e lirë dhe mbyllni zinxhirët,
grepçat dhe litarët për tu siguruar që
këto gjëra të mos ngecin te rrobat.
Ndarja e rrobave
Rrobat kanë etiketat e tyre të kujdesit
për copën, prandaj rekomandohet tharja
sipas etiketës të kujdesit.
Ndani rrobat sipas madhësisë dhe llojit
të copës dhe më pas përgatitini ato sipas
simboleve në etiketat e kujdesit për
copën.
Rrobat e leshta
• Thajini rrobat e leshta në programin
Wool (Të leshta)
. Sigurohuni që në
fillim të ndiqni simbolet në etiketat e
kujdesit për copën. Rrobat e leshta
mund të mos thahen plotësisht nga
cikli, prandaj mos e përsëritni tharjen.
Tërhiqni rrobat e leshta në formën e
tyre origjinale dhe thajini shtrirë.
Materiale të endura dhe të qëndisura
• Disa materiale të endura dhe
qëndisura mund të tkurren, në varësi
të cilësisë.
Rrobat që nuk kanë nevojë për
hekurosje dhe ato sintetike
• Mos e mbingarkoni pajisjen. Nxirrni
artikujt që nuk kanë nevojë për
hekurosje sapo pajisja të ndalojë për të
pakësuar rrudhat.
Rrobat e Bebeve dhe Rrobat e Gjumit
• Gjithmonë kontrolloni etiketat e
kujdesit për copën.
Gomë dhe Plastikë
• Mos thani asgjë që përbëhet ose që
përmban gomë apo plastikë të tilla si:
- Përparëse, grykashka dhe mbulesa
karrigesh
- Perde dhe Mbulesa Tavoline
- Rrogoz dushi
Fibrat e xhamit
• Mos i thani gjërat me fibra xhami në
pajisje. Grimcat e xhamit të mbetura
në pajisje mund të kapen nga rrobat
në ciklet e mëvonshme.
Kontrolli i etiketave të kujdesit
për copën
Simbolet në etiketën e kujdesit për
copën tregojnë përmbajtjen e copës së
rrobave tuaja dhe se si duhet të thahet.
Simboli Udhëzimet
Tharje
Tharje me rrotullim