Electrolux EHF6547FOK Руководство пользователя

Тип
Руководство пользователя
EHF6547FOK
Udhëzimet për përdorim
Vatër gatimi
SQ 2
Gebruiksaanwijzing
Kookplaat
NL 18
Notice d'utilisation
Table de cuisson
FR 34
Упатство за ракување
Плоча за готвење
MK 51
Manual de instruções
Placa
PT 68
Инструкция по
эксплуатации
Варочная панель
RU 84
electrolux.com/register
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me
vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Ky produkt gjenial dhe elegant
është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të
ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për ndreqjen e
problemeve, shërbimin dhe riparimin:
www.electrolux.com/support
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të këmbimit
për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi të
dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................................4
3. INSTALIMI.......................................................................................................................7
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................................... 8
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................................... 10
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA.........................................................................................12
7. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................................13
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................................14
9. TË DHËNAT TEKNIKE..................................................................................................15
10. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................................... 16
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
2 SHQIP
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit.
Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja,
përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg pajisjes, gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet.
Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
shkaktojë zjarr.
Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose
me batanije kundër zjarrit.
SHQIP 3
KUJDES: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një
pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të
lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një
mjet.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e
shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i
pajisjes.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
4 SHQIP
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instaloni një
panel të veçantë prej kompensate,
material për bango kuzhine ose materiale
të tjera që nuk digjen poshtë pajisjes për
të parandaluar që të prekë poshtë.
Paneli i ndarjes duhet të mbulojë
plotësisht zonën nën pianurë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë
ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta
nxehë shumë terminalin.
Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja
ndaj goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen me prizat që gjenden pranë.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e autorizuar të
shërbimit ose me një elektricist për
ndërrimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që
vidhosen duhet të hiqen nga foleja),
salvavitat dhe kontaktorët.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pamonitoruar gjatë
punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
SHQIP 5
Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen shumë.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të mbajtur sende.
Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti
elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar
goditjet elektrike.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë,
ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni
flakën ose objektet e nxehura larg nga
yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në
një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enët me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin xhamin/qeramikën prej
xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte
peshë kur duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e
gatimit.
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo
nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera,
për shembull për ngrohje dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se
ta pastroni.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Service (Shërbimi)
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione
të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për
t'u informuar mbi mënyrën e duhur të
hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
6 SHQIP
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet
në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri i serisë ...........................
3.2 PIanurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni
montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso
dhe në planin e punës, sipas standardeve në
fuqi.
3.3 Kablloja e lidhjes
Pianura është e pajisur me një kabllo
lidhjeje.
Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar
elektrike, përdorni llojin e kabllos:
H05V2V2-F që i reziston një temperature
prej 90°C ose më të lartë. Flisni me
Qendrën lokale të Shërbimit.
3.4 Montimi
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator,
shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit
për distancën minimale mes pajisjeve.
min.
50mm
min.
500mm
min.
12
min.
28
min.
12 mm
min.
60 mm
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your Electrolux
Radiant Hob - Worktop installation
SHQIP 7
3.5 Kutia mbrojtëse
Nëse përdorni kuti mbrojtëse (aksesor
shtesë), dyshemeja mbrojtëse menjëherë
poshtë vatrës nuk është e nevojshme.
Aksesori i kutisë mbrojtëse mund të mos jetë
i disponueshëm në disa vende. Ju lutemi
kontaktoni shitësin lokal.
Nëse e instaloni vatrën mbi një
furrë, nuk mund të përdorni
kutinë mbrojtëse.
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit
170 mm
265 mm
170 mm
265 mm
120/175/210
mm
120/175/210
mm
145 mm
145 mm
1
1
1 1
2
1
Zona e gatimit
2
Paneli i kontrollit
4.2 Struktura e panelit të kontrollit
81 2 3 4 5
6
7
10 912
11
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike
tregojnë se cilat funksione përdoren.
8 SHQIP
Fusha
e
sensori
t
Funksioni Komenti
1
NDEZUR/FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2
Bllokimi / Mekanizmi i sigurisë për
fëmijët
Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrollit.
3
Pauzë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
4
- Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e jashtme.
5
- Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
6
- Treguesit e kohëmatësit në zonat
e gatimit
Për të treguar se për cilën zonë po vendosni kohën.
7
- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
8
- Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e jashtme.
9
- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
10
/
- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
11
Nxehja automatike Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
12
- Shiriti i komandimit Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
-
Zona e gatimit është në punë.
Pauzë është aktive.
Nxehja automatike është aktive.
+ numri
Ka një keqfunksionim.
/ /
OptiHeat Control (Treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 faza): vazhdoni gatimin/mbani
ngrohtë/nxehtësia e mbetur.
Bllokimi / Mekanizmi i sigurisë për fëmijët vihet në punë.
Fikja automatike është aktive.
SHQIP 9
4.4 OptiHeat Control (Treguesi i
nxehtësisë së mbetur me 3 faza)
PARALAJMËRIM!
/ / Rrezik djegieje nga
nxehtësia e mbetur.
Treguesit tregojnë nivelin e nxehtësisë së
mbetur për zonat e gatimit që po përdorni
aktualisht. Treguesit gjithashtu mund të
ndizen për zonat e gatimit pranë edhe nëse
nuk po i përdorni ato.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar ose
për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën
automatikisht nëse:
të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara,
nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni
pianurën,
derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10 sekonda,
(tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik
dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin
ose pastroni panelin e kontrollit.
nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak
kohe shfaqet
dhe pianura çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë
dhe kohës pas së cilës çaktivizohet
pianura:
Cilësimi i nxehtësisë Pianura çaktivizohet
pas
, 1 - 3
6 orësh
4 - 7 5 orësh
8 - 9 4 orësh
10 - 14 1,5 orë
5.3 Cilësimi i nxehtësisë
Për të caktuar ose për të ndryshuar cilësimin
e nxehtësisë:
Prekni shiritin e kontrollit në cilësimin e duhur
të nxehtësisë ose lëvizni gishtin përgjatë
shiritit të kontrollit derisa të arrini cilësimin e
duhur të nxehtësisë.
5.4 Aktivizimi dhe çaktivizimi i
unazave të jashtme
Ju mund të përshtatni sipërfaqen e gatimit
sipas përmasave të enës.
Përdorni fushën e sensorit:
Për të aktivizuar unazën e jashtme: prekni
fushën e sensorit. Treguesi ndizet.
Për të aktivizuar unazën të tjera të
jashtme: prekni sërish të njëjtën fushë
sensori. Treguesi tjetër ndizet.
Për të çaktivizuar unazën e jashtme:
prekni fushën e sensorit derisa treguesi të
fiket.
Kur aktivizoni zonën por nuk
aktivizoni unazën e jashtme,
drita që del nga zona mund të
mbulojë unazën e jashtme. Kjo
nuk do të thotë se unaza e
jashtme është e aktivizuar. Për
të parë nëse unaza është e
aktivizuar, kontrolloni treguesin.
5.5 Nxehja automatike
Aktivizoni këtë funksion për të arritur një
cilësim të dëshiruar nxehtësie brenda një
kohe më të shkurtër. Kur të aktivizohet, zona
funksionin në cilësimin më të lartë në fillim
10 SHQIP
dhe më pas vazhdon të gatuajë në cilësimin
e dëshiruar të nxehtësisë.
Për ta aktivizuar funksionin,
zona e gatimit duhet të jetë e
ftohtë.
Për të aktivizuar funksionin për një zonë
gatimi: prekni
(ndizet ). Prekni
menjëherë cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë. Pas 3 sekondash ndizet .
Për të çaktivizuar funksionin: ndryshoni
cilësimin e nxehtësisë.
5.6 Kohëmatësi
Kohëmatësi me numërim zbritës
Mund ta përdorni këtë funksion për të caktuar
kohëzgjatjen e një sesioni të vetëm gatimi.
Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për
zonën e gatimit, më pas vendosni funksionin.
Për të vendosur zonën e gatimit: prekni
vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës
së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
kohëmatësit për të caktuar kohën (00 - 99
minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon
të pulsojë, koha fillon të zbresë.
Për të parë kohën e mbetur: prekni për
të caktuar zonën e gatimit. Treguesi i zonës
së gatimit fillon të pulsojë. Në ekran shfaqet
koha e mbetur.
Për të ndryshuar orën: prekni për të
caktuar zonën e gatimit. Prekni ose .
Për të çaktivizuar funksionin: prekni për
të caktuar zonën e gatimit dhe më pas prekni
. Koha e mbetur shkon mbrapsht deri në
00. Treguesi i zonës së gatimit zhduket.
Kur përfundon numërimi
mbrapsht, bie një sinjal akustik
dhe pulson 00. Zona e gatimit
çaktivizohet.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
CountUp Timer
Mund ta përdorni këtë funksion për të
monitoruar kohëzgjatjen e punës së zonës së
gatimit.
Për të vendosur zonën e gatimit: prekni
vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës
së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
kohëmatësit.
shfaqet. Kur treguesi i zonës
së gatimit fillon të pulsojë, koha fillon të rritet.
Ekrani kalon mes dhe kohës së numëruar
(në minuta).
Për të parë kohën e punës së zonës së
gatimit: prekni për të caktuar zonën e
gatimit. Treguesi i zonës së gatimit fillon të
pulsojë. Ekrani tregon kohën e funksionimit
të zonës.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
dhe më pas prekni ose . Treguesi i
zonës së gatimit zhduket.
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion kur pianura
aktivizohet dhe zonat e gatimit nuk
funksionojnë. Ekrani i cilësimit të nxehtësitë
shfaq .
Për të aktivizuar funksionin: prekni dhe
më pas prekni ose të kohëmatësit për
të caktuar kohën. Kur koha përfundon, bie
një sinjal akustik dhe pulson 00.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e zonave të gatimit.
5.7 Pauzë
Ky funksion cakton përzgjedhjen më të ulët
të nxehtësisë për të gjitha zonat e gatimit.
Kur funksioni vihet në punë, të gjitha simbolet
e tjera në panelet e kontrollit bllokohen.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e
kohëmatësit.
Prekni
për të aktivizuar funksionin.
Ndizet
.Cilësimi i nxehtësisë ulet në 1.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni .
Ndizet cilësimi i nxehtësisë e mëparshme.
SHQIP 11
5.8 Bllokimi
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të zonave të gatimit. Kjo
parandalon ndryshimin aksidental të cilësimit
të nxehtësisë.
Vendosni në fillim cilësimin e nxehtësisë.
Për të aktivizuar funksionin: prekni .
ndizet për 4 sekonda. Kohëmatësi mbetet i
ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
.
Aktivizohet cilësimi i mëparshëm i
nxehtësisë.
Kur çaktivizoni pianurën,
çaktivizoni edhe këtë funksion.
5.9 Mekanizmi i sigurisë për fëmijët
Ky funksion parandalon përdorimin
aksidental të pianurës.
Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni
pianurën me . Mos caktoni asnjë cilësim
nxehtësie. Prekni
për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni pianurën me .
Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni
pianurën me . Mos caktoni asnjë cilësim
nxehtësie. Prekni për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni pianurën me .
Për të anuluar funksionin vetëm për një
sesion gatimi: aktivizoni pianurën me .
ndizet. Prekni për 4 sekonda. Caktoni
cilësimin e nxehtësisë në 10 sekonda. Ju
mund ta përdorni pianurën. Kur çaktivizoni
pianurën me , funksioni vazhdon të
funksionojë.
5.10 OffSound Control (Aktivizimi
dhe çaktivizimi i tingujve)
Çaktivizoni pianurën. Prekni për 3
sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni
për 3 sekonda. ose ndizet. Prekni
të kohëmatësit për të zgjedhur një nga më
poshtë:
- tingujt janë të çaktivizuar
- tingujt janë të aktivizuar
Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa
pianura të çaktivizohet automatikisht.
Kur funksioni të caktohet në , ju mund t'i
dëgjoni tingujt vetëm kur:
prekni
Kujtuesi i minutave ulet
Kohëmatësi me numërim zbritës ulet
vendosni diçka në panelin e kontrollit.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Enët e gatimit
Fundi i enëve të gatimit duhet të jetë sa
më i trashë dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
Për të shmangur gërvishtjet, mos e
rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër
xhamin qeramik.
Enët prej çeliku të emaluar dhe
me bazamente alumini ose bakri
mund të shkaktojnë çngjyrosje
mbi sipërfaqen prej qeramike
xhami.
6.2 Öko Timer (Kohëmatësi
ekonomik)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së
gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali
i kohëmatësit me numërim mbrapsht.
Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli
i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e
procesit të gatimit.
12 SHQIP
6.3 Shembuj të përdorimeve për
gatim
Të dhënat në tabelë janë vetëm
udhëzuese.
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minuta)
Këshilla
- 1
Mbajeni të ngrohtë ushqimin e gatuar. sipas
nevojës
Mbulojeni enën e gatimit me kapak.
1 - 3 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Trazojeni herë pas here.
1 - 3 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të
pjekura.
10 - 40 Gatuani me kapak.
3 - 5 Zierje orizi dhe gatesa me bazë
qumështi; ngrohje ushqimesh të
gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,
trazojini gatimet me qumësht ne mes
të kohës së gatimit.
5 - 7 Gatim me avull i perimeve, peshkut,
mishit.
20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
7 - 9 Gatim i patateve me avull. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë për 750 g
patate.
7 - 9 Gatim sasish më të mëdha ushqimi,
mishi me lëng dhe supash.
60 - 150 Deri në 3 l lëng plus përbërësit.
9 - 12 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi
me djathë e proshutë, kotëleta, qofte,
salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë,
petulla, petulla të ëmbla.
sipas
nevojës
Kthejini në gjysmën e kohës.
12 - 13 Skuqje e fortë, të thekura, fileto mishi,
biftekë.
5 - 15 Kthejini në gjysmën e kohës.
14 Zierje uji, zierje makaronash, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto), patate të skuqura.
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Informacione të përgjithshme
Pastroni pianurën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
pianurës.
Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin.
7.2 Pastrimi i pianurës
Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë,
celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pianura mund të dëmtohet nga
papastërtia. Kini kujdes të shmangni
djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të
pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një
kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqeni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e
ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e
ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën
me një leckë të njomë dhe me detergjent
jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën
me një leckë të butë.
SHQIP 13
Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme
metalike: përdorni një solucion me ujë
dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e
xhamit me një leckë.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini
në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur me rrjetin
elektrik ose nuk është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pianura është lidhur
siç duhet me rrjetin elektrik.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i keqfunksionimit
është siguresa. Nëse siguresa digjet
vazhdimisht, kontaktoni një elektricist
të kualifikuar.
Mos e caktoni cilësimin e nxehtësisë
për 10 sekonda.
Aktivizojeni pianurën sërish dhe
caktojeni cilësimin e nxehtësisë në më
pak se 10 sekonda.
Keni prekur njëkohësisht 2 ose më
shumë fusha me sensor.
Prekni vetëm një fushë me sensor.
Pauzë është aktive. Referojuni “Përdorimi i përditshëm”.
Mbi panelin e kontrollit ka njolla uji
ose njolla yndyre.
Pastroni panelin e kontrollit.
Bie një sinjal akustik dhe pianura
çaktivizohet.
Bie një sinjal akustik kur pianura
çaktivizohet.
Keni vendosur diçka mbi një ose më
shumë fusha me sensor.
Hiqni objektin nga fushat me sensor.
Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me
sensor .
Hiqni objektin nga fusha me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
nuk ndizet.
Zona nuk është e nxehtë, sepse ka
punuar vetëm për pak kohë ose
sensori është i dëmtuar.
Nëse zona ka qëndruar ndezur
mjaftueshëm për të qenë e nxehtë,
flisni me një qendër të autorizuar
shërbimi.
Nxehja automatike nuk vihet në
punë.
Zona është e nxehtë. Lëreni zonën që të ftohet
mjaftueshëm.
Është caktuar cilësimi më i lartë i
nxehtësisë.
Cilësimi më i lartë i nxehtësisë ka të
njëjtën fuqi me funksionin.
Nuk mund të aktivizoni unazën e
jashtme.
Fillimisht, aktivizoni unazën e
brendshme duke ndryshuar cilësimin e
nxehtësisë.
Në zonën shumë-
funksionale ka një sipërfaqe të
zezë.
Është normale që në zonën shumë-
funksionale të ketë një sipërfaqe të
zezë.
14 SHQIP
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Fushat me sensor nxehen. Ena e gatimit është tepër e madhe
ose e keni vendosur shumë afër
butonave komandues.
Nëse është e mundur, vendosini enët
e mëdha në zonat e pasme të gatimit.
Nuk bie asnjë sinjal kur prekni
fushat me sensor të panelit.
Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni tingullin.
Referojuni “Përdorimi i përditshëm”.
ndizet.
Mekanizmi i sigurisë për fëmijët ose
Bllokimi vihet në punë.
Referojuni “Përdorimi i përditshëm”.
dhe një numër afishohet.
Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni
sërish pas 30 sekondash. Nëse
ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga
energjia elektrike. Pas 30 sekondave,
lidheni sërish pianurën. Nëse problemi
vazhdon, flisni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia
elektrike. Kërkojini një elektricisti të
kualifikuar të kontrollojë instalimin.
ndizet.
Mungon faza e dytë e furnizimit me
rrymë.
Kontrolloni nëse pianura është lidhur
siç duhet me rrjetin elektrik. Hiqni
siguresën, prisni një minutë dhe futeni
sërish siguresën.
8.2 Nëse nuk mund të gjeni
zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër
shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga
pllaka e specifikimeve. Jepni gjithashtu kodin
me tre shifra për xhamin qeramik (ndodhet
në qoshe të sipërfaqes prej qelqi) dhe
mesazhin e defektit që ndizet. Sigurohuni që
pianurën ta keni përdorur saktë. Nëse jo,
servisi nga tekniku i shërbimit apo shitësi nuk
do të jetë falas, edhe gjatë periudhës së
garancisë. Udhëzimet lidhur me qendrën e
shërbimit dhe kushtet e garancisë janë në
broshurën e garancisë.
9. TË DHËNAT TEKNIKE
9.1 Pllakëza e specifikimeve
Modeli EHF6547FOK PNC 949 596 005 03
Lloji 60 HAD 56 AO 220 - 240 V 50 - 60 Hz
Prodhuar në Gjermani
Nr. i serisë ................. 7.1 kW
ELECTROLUX
SHQIP 15
9.2 Specifikimi i zonave të gatimit
Zona e gatimit
Fuqia nominale (Cilësimi i
nxehtësisë maksimale) [W]
Diametri i zonës së gatimit [mm]
Majtas, përpara 800 / 1600 / 2300 120 / 175 / 210
Majtas, e pasme 1200 145
Djathtas, përpara 1200 145
Djathtas, e pasme 1500 / 2400 170 / 265
Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë
gatimi me diametër jo më të madh se ai i
zonës së gatimit.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
10.1 Informacioni i produktit sipas EU 66/2014 i vlefshëm vetëm për tregun
e BE-së
Identifikimi i modelit EHF6547FOK
Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i zonave të gatimit 4
Teknologjia e nxehjes Radiatori
Diametri i zonave rrethore të gatimit (Ø) Majtas, përpara
Majtas, e pasme
Djathtas, përpara
21,0 cm
14,5 cm
14,5 cm
Gjatësia (Gjat) dhe gjerësia (Gjer) e zonës jorrethore
të gatimit
Djathtas, e pasme Gjat 26,5 cm
Gjer 17,0 cm
Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric
cooking)
Majtas, përpara
Majtas, e pasme
Djathtas, përpara
Djathtas, e pasme
194,9 Wh/kg
188,0 Wh/kg
188,0 Wh/kg
191,6 Wh/kg
Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 190,6 Wh/kg
EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me
energji elektrike - Pjesa 2: Pianurat - Metodat
e matjes së performancës
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të
përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që
ju nevojitet.
Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë
kapakët mbi enët e gatimit.
Vendosni enët e gatimit në zonën e
gatimit përpara se ta aktivizoni.
Fundi i enës së gatimit duhet të ketë të
njëjtin diametër me zonën e gatimit.
Enët më të vogla vendosini në zonat më
të vogla të gatimit.
Vendosini enët direkt në qendër të zonës
së gatimit.
Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë atë.
16 SHQIP
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike
dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e
shënuara me simbolin e mbeturinave
shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të
riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
SHQIP 17
WE DENKEN AAN U
Bedankt voor uw aankoop van een Electrolux-apparaat. U koos voor een product dat
jaren professionele ervaring en innovatie bevat. Ingenieus en stijlvol en ontworpen met u
in het achterhoofd. Wanneer u het gebruikt, kunt u er op vertrouwen dat u keer op keer
fantastische resultaten zult krijgen.
Welkom bij Electrolux.
Ga naar onze website voor:
Advies over gebruik, brochures, het oplossen van problemen, onderhouds- en
reparatie-informatie:
www.electrolux.com/support
Registreer uw product voor een betere service:
www.registerelectrolux.com
Koop accessoires, verbruiksartikelen en originele reserveonderdelen voor uw
apparaat:
www.electrolux.com/shop
KLANTENSERVICE
Gebruik altijd originele onderdelen.
Als u contact opneemt met de klantenservice zorg dat u de volgende gegevens bij de
hand hebt: Model, productnummer, serienummer.
De informatie staat op het typeplaatje.
Waarschuwing / Belangrijke veiligheidsinformatie
Algemene informatie en tips
Milieu‑informatie
Wijzigingen voorbehouden.
INHOUDSOPGAVE
1. VEILIGHEIDSINFORMATIE..........................................................................................18
2. VEILIGHEIDSVOORSCHRIFTEN.................................................................................21
3. INSTALLATIE................................................................................................................23
4. BESCHRIJVING VAN HET PRODUCT........................................................................ 25
5. DAGELIJKS GEBRUIK................................................................................................. 26
6. AANWIJZINGEN EN TIPS............................................................................................ 29
7. ONDERHOUD EN REINIGING.....................................................................................30
8. PROBLEEMOPLOSSING............................................................................................. 30
9. TECHNISCHE GEGEVENS..........................................................................................32
10. ENERGIEZUINIGHEID............................................................................................... 33
1. VEILIGHEIDSINFORMATIE
Lees zorgvuldig de meegeleverde instructies voor installatie
en gebruik van het apparaat. De fabrikant is niet
verantwoordelijk voor verwondingen of schade die voortvloeit
uit de onjuiste installatie of het onjuiste gebruik. Bewaar de
18 NEDERLANDS
instructies altijd op een veilige, toegankelijke plek voor
toekomstig gebruik.
1.1 Veiligheid van kinderen en kwetsbare mensen
Dit apparaat kan worden gebruikt door kinderen van 8 jaar
en ouder en door mensen met beperkte lichamelijke,
zintuiglijke of verstandelijke vermogens of een gebrek aan
ervaring en kennis, indien zij onder toezicht staan of
instructies hebben gekregen over het veilig gebruiken van
het apparaat en indien zij de eventuele gevaren begrijpen.
Kinderen tussen de 3 en 8 jaar oud en personen met zware
en complexe beperkingen dienen altijd uit de buurt van het
apparaat te worden gehouden, tenzij ze voortdurend onder
toezicht staan.
Kinderen jonger dan 3 jaar dienen, mits zij voortdurend
onder toezicht staan, bij het apparaat uit de buurt te worden
gehouden.
Laat kinderen niet met het apparaat spelen.
Houd alle verpakkingen uit de buurt van kinderen en
verwijder ze op gepaste wijze.
WAARSCHUWING: Houd kinderen en huisdieren uit de
buurt van het apparaat als het in werking is of afkoelt.
Makkelijk toegankelijke onderdelen worden heet tijdens
gebruik.
Als het apparaat is voorzien van een kinderslot, dient dit te
worden geactiveerd.
Kinderen mogen zonder toezicht geen reinigings- en
onderhoudswerkzaamheden aan het apparaat uitvoeren.
1.2 Algemene veiligheid
WAARSCHUWING: Het apparaat en de toegankelijke
onderdelen ervan worden heet tijdens gebruik. U dient te
voorkomen de verwarmingselementen aan te raken.
WAARSCHUWING: Onbewaakt koken op een fornuis met
vet of olie kan gevaarlijk zijn en tot brand leiden.
Probeer NOOIT om een brand te blussen met water.
Schakel het apparaat uit en bedek dan de vlam, bv. met
een deksel of een vuurdeken.
NEDERLANDS 19
LET OP: Het apparaat mag niet van stroom worden
voorzien door een extern schakelapparaat, zoals een
tijdklok, of aangesloten worden op een circuit dat door het
elektriciteitsbedrijf regelmatig aan en uit wordt geschakeld.
LET OP: Het kookproces moet bewaakt worden. Een kort
kookproces moet voortdurend bewaakt worden.
WAARSCHUWING: Brandgevaar: Bewaar geen
voorwerpen op de kookplaten.
Metalen voorwerpen, zoals messen, vorken, lepels en
deksels mogen niet op de kookplaat worden geplaatst,
aangezien ze heet kunnen worden.
Gebruik het apparaat niet voordat u het in de ingebouwde
structuur installeert.
Gebruik geen stoomreiniger om het apparaat schoon te
maken.
Als de glaskeramische / glazen oppervlakte gebarsten is,
schakel het apparaat dan uit en trek de stekker uit het
stopcontact. In het geval het apparaat direct op de stroom is
aangesloten met een aansluitdoos, verwijdert u de zekering
om het apparaat van de stroom te halen. Neem in beide
gevallen contact op met de erkende servicedienst.
Als de voedingskabel beschadigd is, moet de fabrikant, een
erkende serviceverlener of een gekwalificeerd persoon
deze vervangen teneinde gevaarlijke situaties te
voorkomen.
WAARSCHUWING: Gebruik alleen kookplaatbeschermers
die door de fabrikant van het kookapparaat zijn ontworpen
of door de fabrikant van het apparaat in de
gebruiksinstructies als geschikt zijn aangegeven of
kookplaatbeschermers die in het apparaat zijn
geïntegreerd. Het gebruik van ongeschikte
kookplaatbeschermers kan ongelukken veroorzaken.
20 NEDERLANDS
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80
  • Page 81 81
  • Page 82 82
  • Page 83 83
  • Page 84 84
  • Page 85 85
  • Page 86 86
  • Page 87 87
  • Page 88 88
  • Page 89 89
  • Page 90 90
  • Page 91 91
  • Page 92 92
  • Page 93 93
  • Page 94 94
  • Page 95 95
  • Page 96 96
  • Page 97 97
  • Page 98 98
  • Page 99 99
  • Page 100 100
  • Page 101 101
  • Page 102 102
  • Page 103 103
  • Page 104 104

Electrolux EHF6547FOK Руководство пользователя

Тип
Руководство пользователя

Задайте вопрос, и я найду ответ в документе

Поиск информации в документе стал проще с помощью ИИ