Electrolux ENN2853COW Руководство пользователя

Тип
Руководство пользователя
ENN2853COW
SQ Frigorifer me Ngrirje Udhëzimet për përdorim 2
MK Фрижидер со замрзнувач Упатство за ракување 24
RU Холодильник-морозильник Инструкция по эксплуатации 47
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. FUNKSIONIMI.................................................................................................... 6
4. PËRDORIMI I PARË...........................................................................................9
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.............................................................................9
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 11
7. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 13
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................... 14
9. INSTALIMI........................................................................................................ 17
10. ZHURMAT...................................................................................................... 21
11. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 22
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune
Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë
mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e
pajisjes ose në strukturën inkaso.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera
për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
SHQIP 3
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për
ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar
pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese,
tretës ose objekte metalike.
Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si
p.sh. kuti aerosoli me lëndë të ndezshme.
Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit
është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë përreth pajisjes.
Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka
dritë të drejtpërdrejtë dielli.
Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta,
si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë
vere.
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen
e dyshemesë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën elektrike,
kabllon elektrike, kompresorin).
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit ose një elektricist për të
ndërruar pjesët elektrike.
Kablloja elektrike duhet të qëndrojë
nën nivelin e spinës elektrike.
www.electrolux.com4
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh,
goditjeje elektrike ose zjarri.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje
përveçse kur është shënuar nga
prodhuesi se mund të vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni
dëmtime te qarku i agjentit ftohës. Ai
përmban izobutan (R600a), një gaz
natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz
merr flakë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes,
sigurohuni që të mos ketë flakë dhe
burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni
dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në
ndarjen e ngrirjes. Kjo krijon presion
tek ena e pijeve.
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin
flakë në pajisje.
Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
ose mbi pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirjes nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë
mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
2.5 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
Qarku i ftohjes dhe materialet e
izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë
tek ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi
mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së
njësisë së ftohjes që është afër
shkëmbyesit të nxehtësisë.
SHQIP 5
3. FUNKSIONIMI
3.1 Paneli i kontrollit
1
234567
1
Ekrani
2
DrinksChill /
ON/OFF
3
Butoni i uljes së temperaturës
4
Butoni i rritjes së temperaturës
5
Butoni i ndarjes së frigoriferit
6
Butoni i ndarjes së ngrirësit
7
Mode
Volumi i paracaktuar i butonave mund të
rritet duke shtypur njëkohësisht butonin
Mode dhe butonin e uljes së
temperaturës për disa sekonda.
Ndryshimi është i kthyeshëm.
3.2 Ekrani
A DCB E F G H I
K J
A) Treguesi i temperaturës së frigoriferit
B) Treguesi OFF i frigoriferit
C) Modaliteti Holiday
D) Modaliteti Eco i frigoriferit
E) Modaliteti Shopping
F) Treguesi i alarmit
G) Modaliteti Eco i ngrirësit
H) Modaliteti FastFreeze
I) Treguesi i temperaturës së ngrirësit
J) Modaliteti DrinksChill
K) Modaliteti FreeStore
Pas zgjedhjes së ndarjes së
frigoriferit ose të ngrirësit,
aktivizohet animacioni
Pas zgjedhjes së
temperaturës, animacioni
pulson për disa minuta.
3.3 Ndezja
1. Futeni spinën në prizën elektrike.
2. Shtypni ON/OFF në pajisje nëse
ekrani është i fikur. Treguesit e
temperaturës tregojnë temperaturën
e paracaktuar.
Alarmi akustik mund të
funksionojë pas pak
sekondash.
Për ta rivendosur alarmin,
drejtojuni seksionit "Alarmi
ndaj temperaturës së lartë".
www.electrolux.com6
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
drejtojuni seksionit "Rregullimi i
temperaturës".
Nëse në ekran shfaqet "DEMO",
referohuni te "Zgjidhja e problemeve".
3.4 Fikja
Shtypni ON/OFF për 3 sekonda.
Ekrani do të fiket.
Për të shkëputur pajisjen nga rryma,
hiqni spinën nga priza elektrike.
3.5 Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin, shtypni butonin
e ndarjes së frigoriferit.
Treguesi OFF i frigoriferit fiket.
Për të zgjedhur një
temperaturë tjetër, drejtojuni
seksionit "Rregullimi i
temperaturës".
3.6 Fikja e frigoriferit
Për ta fikur frigoriferin, shtypni për disa
sekonda butonin e ndarjes së frigoriferit.
Shfaqet treguesi OFF i frigoriferit.
3.7 Rregullimi i temperaturës
Caktoni temperaturën e pajisjes duke
shtypur rregullatorët e temperaturës.
Temperatura e paracaktuar:
+4°C për frigoriferin
-18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e caktuar.
Temperatura e caktuar do të
arrihet brenda 24 orëve.
Temperatura e caktuar do të
ruhet edhe në rast
shkëputjeje të energjisë.
3.8 Modaliteti Holiday
Ky funksion mundëson mbajtjen e
frigoriferit të mbyllur dhe bosh gjatë një
periudhe të gjatë pushimesh, pa lejuar
krijimin e aromave të këqija.
Ndarja e frigoriferit duhet të
jetë bosh kur modaliteti
Holiday është aktiv.
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi Holiday do të ndizet.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon temperaturën e caktuar.
2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni
Mode për të zgjedhur një funksion
tjetër ose shtypni Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e posaçme.
Treguesi Holiday fiket.
Funksioni çaktivizohet duke
zgjedhur një temperaturë të
ndryshme frigoriferi.
3.9 Modaliteti Shopping
Nëse duhet të fusni një sasi të madhe
ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi
sapo të keni bërë pazarin e ushqimeve,
sugjerojmë të aktivizoni Shopping për të
ftohur më shpejt produktet ushqimore
dhe për të shmangur ngrohjen e
ushqimeve të tjera që janë tashmë në
frigorifer.
Shopping fiket automatikisht pas afro 6
orësh.
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi Shopping do të ndizet.
2. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni
Mode për të zgjedhur një funksion
tjetër ose shtypni Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e posaçme.
Treguesi Shopping fiket.
Funksioni çaktivizohet duke
zgjedhur një temperaturë të
ndryshme frigoriferi.
3.10 Modaliteti Eco
Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni
modalitetin Eco.
1. Zgjidhni ndarjen e frigoriferit/ngrirësit
2. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e caktuar për:
frigoriferin: +4°C
SHQIP 7
ngrirësin: -18°C
3. Për ta çaktivizuar funksionin përpara
se të ndalojë automatikisht, përsëritni
procedurën derisa treguesi Eco të
fiket.
Funksioni çaktivizohet
duke përzgjedhur një
temperaturë të
ndryshme të caktuar.
3.11 FreeStore Modaliteti i
funksionit
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi FreeStore pulson.
2. Shtypni Modalitetin për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.
Aktivizimi i funksionit
FreeStore rrit konsumin e
energjisë.
Nëse funksioni aktivizohet
automatikisht, treguesi
FreeStore nuk shfaqet
(drejtojuni seksionit
"Përdorimi i përditshëm").
3.12 Modaliteti DrinksChill
Modaliteti DrinksChill duhet të përdoret
për të vendosur një alarm akustik në
kohën e preferuar, i vlefshëm për
shembull kur një recetë kërkon që të
ftohë një përzierje për një periudhë të
caktuar ose kur nevojitet një kujtues për
të mos harruar shishet e vendosura në
ngrirës për ftohje të shpejtë.
1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni
ON/OFF .
Do të shfaqet treguesi DrinksChill.
Në ekran shfaqet vlera e vendosur (30
min).
2. Shtypni butonin e uljes së
temperaturës dhe butonin e ngritjes
së temperaturës për ta ndryshuar
vlerën e caktuar të kohëmatësit nga
1 deri në 90 (min).
Shfaqet treguesi i kohëmatësit (min).
Në fund të numërimit mbrapsht, treguesi
DrinksChill pulson dhe dëgjohet një
alarm akustik
3. Hiqni pijet që gjenden në ndarjen e
ngrirësit.
4. Shtypni ON/OFF për të fikur sinjalin
akustik dhe për të çaktivizuar
funksionin.
Funksionin mund ta
çaktivizoni në çdo kohë
gjatë numërimit
mbrapsht duke shtypur
ON/OFF. Treguesi
DrinksChill fiket.
Ora mund të ndryshohet
gjatë numërimit
mbrapsht dhe në fund
duke shtypur butonin e
uljes së temperaturës
dhe butonin e rritjes së
temperaturës.
3.13 Modaliteti FastFreeze
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Zgjidhni ndarjen e ngrirësit.
2. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Shfaqet treguesi FastFreeze.
3. Për të çaktivizuar funksionin përpara
ndalimit të tij automatik, përsëritni
procedurën
Funksioni çaktivizohet
duke zgjedhur një
temperaturë të
ndryshme ngrirësi.
3.14 Alarmi ndaj temperaturës
së lartë
Rritja e temperaturës në ndarjen e
ngrirësit (për shembull, si pasojë e një
shkëputjeje të mëparshme të energjisë
ose hapjes së derës) tregohet nëpërmjet:
pulsimit të alarmit dhe treguesve të
temperaturës së ngrirësit;
tingëllimit të sinjalizuesit.
Për ta rivendosur alarmin, shtypni cilindo
buton.
Sinjalizuesi fiket.
Treguesi i temperaturës së ngrirësit
tregon temperaturën më të lartë që
arrihet për disa sekonda. Pastaj, ai
tregon sërish temperaturën e caktuar.
www.electrolux.com8
Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë
derisa të rikthehen kushtet normale.
Kur alarmi të jetë kthyer,
treguesi i alarmit do të fiket.
3.15 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta.
Kushtet e alarmit të derës së hapur
tregohen nga:
drita e alarmit që pulson
sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë.
Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund të fiket
duke shtypur butonin e alarmit.
4. PËRDORIMI I PARË
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto
mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
5.2 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të
hapësirës, gjysmë-raftet e përparme (A)
mund të vendosen poshtë atyre të
pasme. (B)
A
B
SHQIP 9
Mos e lëvizni raftin prej
xhami mbi sirtarin e
zarzavateve dhe raftin e
shisheve për të siguruar një
qarkullim të mirë të ajrit.
5.3 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe
shumë të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FastFreeze dhe
vendosni ushqimin që do të ngrini, në
ndarjen e ngrirësit.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FastFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini, në ndarjen e
ngrirësit.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë specifikohet në pllakën
e specifikimeve, një etiketë që ndodhet
në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar,
caktoni sërish temperaturën e kërkuar
(shihni "Funksioni FastFreeze").
Në këto kushte, temperatura
e ndarjes së frigoriferit mund
të bjerë nën 0°C. Nëse
ndodh diçka e tillë,
rivendoseni rregulluesin e
temperaturës në një cilësim
më të ngrohtë.
5.4 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara
se të futni produkte në ndarje, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
cilësimet më të larta.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ndërprerjes së
rrymës elektrike, nëse kjo
ndërprerje ka zgjatur më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike
në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë dhe më
pas të rivendoset në ngrirje
(pasi të jetë ftohur).
5.5 Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
5.6 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit.
Mos përdorni vegla metalike
për të hequr kutitë nga
ngrirësi.
1. Mbushini këto tabaka me ujë
2. Vendosni tabakatë e akullit në
dhomën e ngrirësit.
5.7 Akumulatorët e ftohtësisë
Ngrirësi përmban të paktën një
akumulator ftohtësie, i cili zgjat kohën e
ruajtjes në së ftohtësisë, në rast të ikjes
së korrentit apo një avarie.
5.8 Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm
me kanale (që rregullohet me një levë
rrëshqitëse), i cili mundëson rregullimin e
lagështisë në sirtarët e perimeve.
www.electrolux.com10
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të
ushqimit te ndarja e frutave dhe
perimeve ruhet për një kohë më të gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në ndarjet e frutave
dhe perimeve.
5.9 FreeStore
Ndarja e frigoriferit ka një pajisje që
mundëson ftohjen e shpejtë të
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme në të.
Kur është e nevojshme, kjo pajisje
aktivizohet vetë, për shembull për
rikuperimin e shpejtë të temperaturës
pas hapjes së derës ose kur temperatura
e ambientit është e lartë.
Kur është e nevojshme, mund ta ndizni
manualisht pajisjen (drejtojuni seksionit
"Modaliteti FreeStore").
Pajisja FreeStore fiket kur
hapet dera dhe rindizet
menjëherë pas mbylljes së
saj.
5.10 Treguesi i temperaturës
Për të ruajtur ushqimin siç duhet,
frigoriferi është i pajisur me tregues
temperature. Simboli në paretin anësor
të pajisjes tregon pjesën më të ftohtë të
frigoriferit.
Nëse shfaqet OK (A), vendoseni
ushqimin e freskët në zonën që tregon
simboli, nëse nuk shfaqet (B), rregulloni
kontrolluesin e temperaturës në një
cilësim më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni sërish treguesin
e temperaturës.
OK
OK
A
B
Pas vendosjes së ushqimit
të freskët në pajisje ose pas
hapjes së vazhdueshme të
derës ose për një periudhë
të gjatë, është normale që
treguesi të mos shfaqë OK;
prisni të paktën 12 orë
përpara se të rregulloni
sërish kontrolluesin e
temperaturës.
6. UDHËZIME DHE KËSHILLA
6.1 Tingujt e funksionimit
normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
Një tingull i lehtë gurgullues ose
flluskues nga bobina kur pompohet
lëndë ftohëse.
Një tingull gumëzhitës ose pulsues
nga kompresori kur pompohet lënda
ftohëse.
Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga
zgjerimi termik (një fenomen fizik i
natyrshëm dhe jo i rrezikshëm).
SHQIP 11
Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur
kompresori ndizet ose fiket.
6.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
Mos e hapni shpesh derën ose mos e
lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet patjetër.
Nëse parashikohet një gjë e tillë, mos
i hiqni akumulatorët e ftohtësisë nga
koshi i ngrirësit.
6.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta
apo lëngje që avullojnë në ftohës
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
6.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet): mbështillini në
qeska polietileni dhe vendosini mbi
raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin
e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo
më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta
etj.: këto duhet të mbulohen dhe
mund të vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin(ët) e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të
vendosen në mbajtëset e posaçme
hermetike ose të mbështjella në letër
alumini ose qeska prej polietileni, për
të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë
e mundur.
Shishet: duhet të jenë të mbyllura me
kapak dhe të ruhen në raftin e
shisheve në derën e pajisjes ose
(nëse ka) në mbajtësen e shisheve.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat,
nëse nuk janë të paketuara, nuk
duhet të mbahen në ftohës.
6.5 Këshilla për ngrirjen
Për t’ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund
të ngrihet në 24 orë tregohet në
pllakën e specifikimeve;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë, nuk
duhet shtuar ushqim tjetër për t'u
ngrirë gjatë kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara
mirë;
përgatitni ushqimin në racione të
vogla për të mundësuar ngrirjen e tij
të shpejtë dhe të plotë si dhe për të
bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e
tij në sasinë e dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të
pangrira, të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë
dhe më gjatë se ushqimet e
yndyrshme;
akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga
dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën
e ruajtjes.
6.6 Këshilla për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur performancën më të mirë
nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
të mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose të mos e lini atë hapur
për një kohë më të gjatë se sa duhet;
www.electrolux.com12
pas shkrirjes, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrijë sërish;
të mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes
të përcaktuar nga prodhuesi i
ushqimit.
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Paralajmërime të
përgjithshme
KUJDES!
Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni
çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban
hidrokarbure brenda njësisë
ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga
teknikë të autorizuar.
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
7.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
7.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa
herë që kompresori i motorit ndalon,
gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
7.4 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit nuk ka brymë. Kjo do
të thotë se gjatë procesit të punës nuk
krijohet brymë, as në muret e brendshëm
as mbi ushqime.
Moskrijimi i brymës vjen si rezultat i
qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të
ftohtë brenda dhomëzës, që vihet në
punë nga një ventilator automatik.
SHQIP 13
7.5 Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga ushqimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
PARALAJMËRIM!
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të
kontrollojë herë pas herë për
të shmangur prishjen e
ushqimit brenda, në rast të
luhatjeve elektrike.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur siç
duhet në prizën elektrike.
Futeni spinën siç duhet në
prizën elektrike.
Në prizën elektrike nuk
kalon tension.
Lidhni një pajisje tjetër elek‐
trike në prizën elektrike.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbësh‐
tetur mirë në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qën‐
dron palëvizur.
Aktivizohet alarmi zanor
ose vizual.
Pajisja është ndezur së
fundi ose temperatura
është ende shumë e
lartë.
Drejtojuni seksionit "Alarmi i
derës së hapur" ose "Alarmi
ndaj temperaturës së lartë".
Temperatura në pajisje
është tepër e lartë.
Drejtojuni seksionit "Alarmi i
derës së hapur" ose "Alarmi
ndaj temperaturës së lartë".
Dera është lënë hapur. Mbylleni derën.
Temperatura në pajisje
është tepër e lartë.
Kontaktoni me një elektricist
të kualifikuar ose me qen‐
drën më të afërt të autorizuar
të shërbimit.
www.electrolux.com14
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Në ekranin e temperaturës
shfaqet një simbol katror
në vend të numrave.
Ka problem me sensorin
e temperaturës.
Kontaktoni me qendrën më
të afërt të autorizuar të shër‐
bimit (sistemi i ftohjes do të
vazhdojë t'i mbajë produktet
ushqimore të ftohta, por nuk
mund të bëhet rregullimi i
temperaturës).
Llamba nuk punon. Llamba është në gjendje
gatishmërie.
Mbyllni dhe hapni derën.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni me qendrën më
të afërt të autorizuar të shër‐
bimit.
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Temperatura nuk është
caktuar saktë.
Drejtojuni kapitullit "Funksio‐
nimi".
Në pajisje janë futur një‐
kohësisht shumë pro‐
dukte ushqimore.
Prisni disa orë dhe më pas
kontrolloni sërish temperatu‐
rën.
Temperatura e dhomës
është tepër e lartë.
Drejtojuni grafikut të katego‐
risë klimatike në pllakën e
specifikimeve.
Ushqimet e vendosura
në pajisje kanë qenë
shumë të ngrohta.
Lëreni ushqimin të ftohet deri
në temperaturën e dhomës
përpara se ta ruani.
Dera nuk është mbyllur
siç duhet.
Drejtojuni seksionit "Mbyllja
e derës".
Është aktivizuar Fast‐
Freeze.
Referojuni funksionit të mo‐
dalitetit "FastFreeze ".
Është aktivizuar Shop‐
ping.
Referojuni funksionit të mo‐
dalitetit "Shopping ".
Kompresori nuk aktivizohet
menjëherë pas shtypjes së
FastFreeze ose pas ndry‐
shimit të temperaturës.
Kjo është normale, nuk
ka asnjë defekt.
Kompresori aktivizohet pas
një periudhe kohe.
Kompresori nuk aktivizohet
menjëherë pas shtypjes së
Shopping ose pas ndryshi‐
mit të temperaturës.
Kjo është normale, nuk
ka asnjë defekt.
Kompresori aktivizohet pas
një periudhe kohe.
Brenda në frigorifer rrjedh
ujë.
Vrima e daljes së ujit
është bllokuar.
Pastroni vrimën e daljes së
ujit.
Produktet ushqimore
pengojnë rrjedhjen e ujit
në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet ush‐
qimore të mos prekin pllakë‐
zën e pasme.
SHQIP 15
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Temperatura nuk mund të
caktohet.
Modaliteti FastFreeze
ose Shopping është i ak‐
tivizuar.
Për të caktuar temperaturën,
çaktivizoni FastFreeze ose
Shopping manualisht ose
prisni derisa funksioni të riv‐
endoset automatikisht. Re‐
ferojuni modalitetit "Fast‐
Freeze ose Shopping".
DEMO shfaqet në ekran. Pajisja është në modali‐
tetin e demonstrimit.
Mbani OK shtypur për rreth
10 sekonda derisa të dëgjoni
një tingull të gjatë dhe ekrani
të fiket për pak kohë.
Temperatura në pajisje
është tepër e ulët/e lartë.
Rregullatori i tempera‐
turës nuk është vendosur
siç duhet.
Caktoni një temperaturë më
të lartë/më të ulët.
Dera nuk është mbyllur
siç duhet.
Drejtojuni seksionit "Mbyllja
e derës".
Temperatura e produk‐
teve ushqimore është te‐
për e lartë.
Lëreni temperaturën e pro‐
dukteve ushqimore të ulet
deri në temperaturën e ambi‐
entit përpara se t'i ruani.
Janë futur shumë pro‐
dukte ushqimore njëko‐
hësisht në pajisje.
Futni më pak produkte ush‐
qimore njëkohësisht në pa‐
jisje.
Dera është hapur
shpesh.
Hapeni derën vetëm kur
është e nevojshme.
Në pajisje nuk qarkullon
ajër i ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
ketë qarkullim të ajrit të
ftohtë.
Nëse këshillat nuk sjellin
rezultatin e dëshiruar,
kontaktoni me qendrën më
të afërt të autorizuar të
shërbimit.
8.2 Ndërrimi i llambës
Pajisja ka një dritë të brendshme LED
me jetëgjatësi të madhe.
Vetëm punonjësit e shërbimit lejohen që
ta zëvendësojnë dritën. Kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
8.3 Mbyllja e derës
1. Pastroni rondelën e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni
derën. Drejtojuni seksionit "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme,
zëvendësoni rondelat me defekt të
derës. Lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
www.electrolux.com16
9. INSTALIMI
9.1 Pozicionimi
Pajisja mund të instalohet në ambient të
brendshëm të thatë dhe të ajrosur mirë,
ku temperatura e ambientit përputhet me
kategorinë klimatike që tregohet në
pllakën e specifikimeve të pajisjes:
Katego‐
ria kli‐
matike
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri në +32°C
N +16°C deri në +32°C
ST +16°C deri në +38°C
T +16°C deri në +43°C
Gjatë punës jashtë këtij
diapazoni, te disa lloje
modelesh mund të ndodhin
disa probleme funksionale.
Funksionimi i saktë mund të
garantohet vetëm brenda
diapazonit të specifikuar të
temperaturës. Nëse keni
dyshime rreth vendit të
instalimit të pajisjes,
kontaktoni me shitësin,
shërbimin e klientit ose
qendrën më të afërt të
autorizuar të shërbimit.
9.2 Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca
që tregohet në tabelën e vlerave
përputhet me të dhënat e rrymës së
shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllos së ushqimit është e pajisur me
një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në
një prizë të veçuar të tokëzuar në
përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër
gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen
masat paraprake të mësipërme.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
9.3 Nevojat për ventilim
Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të
jetë i mjaftueshëm.
5 cm
min.
200 cm
2
min.
200 cm
2
KUJDES!
Për instalimin, referojuni
udhëzimeve të montimit.
9.4 Ndryshimi i drejtimit të
hapjes së derës
1. Lironi dhe hiqni kunjin e sipërm dhe
distancatorin.
2. Hiqni derën e sipërme.
3. Lironi menteshën e mesit.
SHQIP 17
4. Hiqni derën.
5. Hiqni distancatorin e poshtëm.
6. Lironi kunjin e poshtëm me një çelës.
7. Shtrëngoni kunjin e poshtëm në anën
e kundërt.
8. Instaloni distancatorin e poshtëm.
9. Instaloni derën.
10. Shtrëngoni distancatorin dhe kunjin e
sipërm.
Bëni një kontroll
përfundimtar për t'u siguruar
që:
Të gjitha vidat janë
shtrënguar.
Guarnicioni magnetik
ngjitet te pajisja.
Dera hapet dhe mbyllet
mirë.
Nëse temperatura e
ambientit është e ftohtë
(p.sh. në dimër), rondela
mund të mos puthitet mirë
në pajisje. Në këtë rast,
prisni që rondela të puthitet
natyrshëm.
Nëse nuk dëshironi t'i kryeni
vetë veprimet e mësipërme,
kontaktoni me qendrën më
të afërt të autorizuar të
shërbimit. Specialisti i
qendrës së shërbimit të
autorizuar do të ndryshojë
drejtimin e hapjes së derës,
me shpenzimet tuaja.
9.5 Instalimi i pajisjes
KUJDES!
Sigurohuni që kablloja
elektrike të lëvizë lirshëm.
1. Nëse është e nevojshme, priteni
shiritin ngjitës dhe më pas vendoseni
në pajisje siç tregohet në figurë.
x
x
2. Instaloni pajisjen në fole.
3. Shtyjeni pajisjen në drejtim të
shigjetave (1) derisa kapaku i sipërm
www.electrolux.com18
të ndalojë përkundër mobilies së
kuzhinës.
1
2
4. Shtyjeni pajisjen në drejtim të
shigjetave (2) drejt dollapit në anën e
kundërt të menteshës.
5. Sistemoni pajisjen në fole.
Sigurohuni që largësia midis pajisjes
dhe pjesës ballore të dollapit të jetë
44 mm.
Kapaku i menteshës së poshtme (në
çantën e aksesorëve) siguron që
largësia midis pajisjes dhe mobilies
së kuzhinës të jetë e saktë.
Sigurohuni që hapësira midis pajisjes
dhe dollapit të jetë 4 mm.
6. Hapni derën. Vendoseni kapakun e
menteshës së poshtme në vend.
4 mm
44 mm
7. Fiksojeni pajisjen në fole duke
përdorur 4 vida.
I
I
8. Hiqni pjesën e duhur nga kapaku i
menteshës (E). Sigurohuni që të
hiqni pjesën DX në rastin e
menteshës së djathtë dhe SX në
rastin e kundërt.
9. Vendosini kapakët (C, D) te zgavrat
dhe vrimat e menteshës.
SHQIP 19
E
E
B
D
C
10. Montoni rrjetën e ventilimit (B).
11. Vendosini kapakët e menteshës (E)
në menteshë.
12. Nëse pajisja duhet të lidhet anash në
derën e mobilies së kuzhinës.
13. Lironi vidat e pjesës (G) dhe shtyjeni
pjesën (G) deri te muri anësor i
mobilies.
14. Shtrëngoni vidat.
15. Vendoseni pjesën (H) te pjesa (G).
16. Shkëputni pjesët (Ha), (Hb), (Hc) dhe
(Hd).
Hb Ha
Hc
Hd
17. Montoni pjesën (Ha) në pjesën e
brendshme të mobilies së kuzhinës.
ca. 50 mm
ca. 50 mm
21 mm
90°
90°
21 mm
18. Shtyni pjesën (Hc) në pjesën (Ha).
Ha
Hc
19. Hapni derën e pajisjes dhe derën e
mobilies së kuzhinës në kënd 90°.
20. Vendosni kuadratin e vogël (Hb) në
udhëzuesin (Ha).
21. Bashkoni derën e pajisjes dhe derën
e mobilies dhe shënoni vrimat.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72

Electrolux ENN2853COW Руководство пользователя

Тип
Руководство пользователя

Задайте вопрос, и я найду ответ в документе

Поиск информации в документе стал проще с помощью ИИ