• Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
• Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen me prizat që gjenden pranë
• Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.
Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund
ta nxehë shumë terminalin.
• Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj
goditjeve elektrike.
• Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose një
elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike
të dëmtuar.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Lidhja me gazin
• Të gjitha lidhjet e gazit duhen kryer nga një
person i kualifikuar.
• Sigurohuni që rreth pajisjes të qarkulloj
ajër.
• Informacioni mbi furnizimin me gaz
ndodhet në pllakën e specifikimeve.
• Kjo pajisje nuk është lidhur me një pajisje
që nxjerr tymrat e djegies. Sigurohuni që të
lidhni pajisjen sipas rregulloreve ekzistuese
për instalimin. Kushtojini vëmendje
kërkesave në lidhje me ajrosjen e
mjaftueshme.
Përdorimi
Paralajmërim Rrezik lëndimi, djegiesh
ose goditjeje elektrike.
• Përdoreni këtë pajisje në mjedis shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
nxehen.
• Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të mbajtur sende.
• Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti
elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar
goditjet elektrike.
Paralajmërim Rrezik zjarri ose
shpërthimi.
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbani flakën
dhe objektet e nxehura larg nga yndyrat
dhe vajrat kur gatuani me to.
• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
• Vaji i përdorur, që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktoj zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
• Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
• Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
• Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enë me fund të dëmtuar mund
ta gërvishtin qeramikën prej xhami.
4
www.zanussi.com