ERB36605X

Electrolux ERB36605X Руководство пользователя

  • Здравствуйте! Я — чат-бот, ознакомленный с руководством пользователя холодильника-морозильника Electrolux модели ERB36605X. Я могу ответить на ваши вопросы о его функциях, уходе и решении возможных проблем. В руководстве описаны режимы работы, система фильтрации воды BRITA MAXTRA, а также рекомендации по хранению продуктов.
  • Как настроить температуру в холодильнике?
    Как ухаживать за холодильником?
    Что делать, если холодильник шумит?
    Как часто нужно менять фильтр BRITA MAXTRA?
udhëzimet për përdorim
Ръководство за употреба
Упатство за ракување
informaţii pentru utilizator
Инструкция по
эксплуатации
Упутство за употребу
Frigorifer-Ngrirës
Хладилник-фризер
Фрижидер-замрзнувач
Frigider-congelator
Холодильник с морозильной
камерой
Фрижидер-замрзивач
ERB36605X
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Funksionimi 4
Përdorimi i parë 4
Përdorimi I përditshëm 5
Si të përdorni enën e ujit me filtrin BRITA
MAXTRA 6
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 12
Kujdesi dhe pastrimi 13
Si të veprojmë nëse… 15
Të dhëna teknike 17
Instalimi 17
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe
të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni
me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të
gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime
dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes
në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga
priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
derën për të parandaluar fëmijët që luajnë
të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të
mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në
trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak,
sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë
përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
do të parandalojë që pajisja të kthehet
rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Kujdes Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç
shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë nuk janë përshtatur
për këtë nga prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse
(antipiretikut).
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet
në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie
me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
2 electrolux
shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në
kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër,
zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli
i kualifikuar i shërbimit.
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos
futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambushkës
1)
së ndriçimit
të brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
•Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë.
2)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda shishes
dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza. Nëse nuk e arrini dot
spinën kryesore, shkëpusni energjinë
elektrike.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e
kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse
ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2) Nëse pajisja është Pa formim bryme
electrolux 3
ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për
të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve
të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e
për të shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
3)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si
dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese.
Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma
izoluese përmban gazra të ndezshëm:
pajisja duhet të hidhet në përputhje me
rregullat e zbatueshme të vendosura
nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni
dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht
në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit
të nxehtësisë. Materialet e përdorura për
këtë pajisje që kanë simbolin
janë të
riciklueshme.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në
drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si
vijon:
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt
një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt
një përzgjedhjeje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
E rëndësishme Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose nëse pajisja është
mbushur plot, dhe pajisja është vendosur në
temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast,
rregullatori i temperaturës duhet vendosur në
një përzgjedhje më të lartë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
reduktimin e konsumit të energjisë.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun natyral për të hequr erën
tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent
apo pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
4 electrolux
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
një përzgjedhje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
E rëndësishme Në këto kushte,
temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund
të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e temperaturës në një
përzgjedhje më të ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në
dhomëzën e sipërme.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të
dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund
të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi
të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të
zgjasë më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e para-vendosur.
E rëndësishme Nëse rafti është pozicionuar
horizontalisht, vendosni vetëm shishet e
mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që
të rrotullohet nga lart e të vendoset në nivelin
tjetër më sipër.
electrolux 5
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me
madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të
vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtimin e
shigjetave derisa të lirohet, e më pas
vendosni në vend sërish siç duhet.
rafti FreshZone
Rafti FreshZoneështë i përshtatshëm për
ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si peshku,
mishi, frutat e detit, sepse temperatura këtu
është më e ulët sesa në pjesën tjetër të
frigoriferit.
Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk
i lejon ata të nxirren nga vendi aksidentalisht
apo të bien poshtë. Kur të doni t'i hiqni ata
nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe
në momentin që arrini në pikën e ndalimit,
hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart.
Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini
pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë
në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e
ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e
tyre.
Si të përdorni enën e ujit me filtrin BRITA MAXTRA
Njësia e filtrit të ujit BRITA
Elementët e brendshëm:
6 electrolux
6
3
5
2
1
4
1Serbator uji
2Hinkë
3 Kapaku i serbatorit
4 Valvul + rondele
5 Bashkë me filtrin BRITA MAXTRA
6 BRITA Memo - treguesi elektronik për
ndërrimin e filtrit
Elementët e jashtëm:
1
2
3
1Ena
2 Leva e ujit
3 Platforma pritëse e ujit
Hapat e parë për përdorimin e enës së
ujit
1. Hiqni çdo ngjitës dhe material mbrojtës
nga ena e ujit
2. lani elementët, siç përshkruhet në
paragrafin "Procedura e larjes të enës së
ujit", për të hequr mbeturina të
mundshme.
Procedura e larjes së enës së ujit
1. Zhbllokoni dy elementët mbërthyes në
anësore të enës së ujit, siç tregohet
nëpër figura:
nxirrni filtrin BRITA MAXTRA nga njësia
e filtrimit të ujit
shtypni elementët mbërthyes në mes
dhe ngrijeni atë lart
lëvizeni mbërthyesen në drejtim të
enës kryesore.
2. Shtyjeni enën përgjatë drejtimit të
valvulit.
3. Hiqni kapakun dhe hinkën.
electrolux 7
A
4. Zhvidhosni valvulin në drejtim kundër-
orar (bëni shumë kujdes që të mos
humbni Rondelën e Valvulit pasi është e
nevojshme për funksionimin korrekt të
elementëve).
5. Lani kapakun e enës, valvulin dhe hinkën
me një solucion me ujë të ngrohtë dhe
sapun neutral. Shpëlajeni dhe vendoseni
brenda zgavrës tek dera e frigoriferit,
ndërsa lani elementët e tjerë (për
shmangur daljen e ajrit të ftohtë nga
frigoriferi.
6. Lani enën dhe hinkën në enëlarëse ose
me një solucion me ujë të ngrohtë dhe
sapun neutral dhe shpëlajini ato.
7. Pas larjes së elementëve të enës së ujit,
merrni valvulin nga dera e frigoriferit dhe
montojeni enën në rendin e kundërt
(4;3;2;1) të çmontimit (bëni kujdes në
vendosjen e rondelës së valvulit).
8. Vendoseni enën tek dera e frigoriferit
përgjatë drejtimit të valvulit.
9. Bllokojini elementët mbërthyes në rendin
e kundërt të zhbllokimit.
10. Vendosni sërish filtrin BRITA MAXTRA në
hinkë .
Si të përdorni filtrin BRITA MAXTRA
Hapi 1: Përgatitja e filtrit
Për të përgatitur filtrin BRITA, ju lutemi hiqni
mbështjellën mbrojtëse (shënim: filtri dhe
mbështjella e brendshme mund të duken të
lagështa, kjo nuk është gjë tjetër veçse
kondensim).
Zhyteni filtrin në ujë të ftohtë dhe tundeni atë
lehtë për të hequr flluska uji. Filtri tani është
gati për t'u përdorur.
Sikurse është e nevojshme edhe për filtrat e
tjerë të ujit, nuk është nevoja ta zhytni
paraprakisht filtrin e ri Maxtra.
Hapi 2: Futeni në serbatorin e ujit
Hiqni kapakun e enës. Përpara se të futni
filtrin, hiqni hinkën dhe lajeni atë mirë,
shpëlajeni e më pas thajeni mirë.
Më pas, lajeni mirë enën e ujit nga brenda me
një copë të njomë dhe thajeni atë më pas
mirë.
Vendosni filtrin në zonën e filtrit dhe shtyjeni
poshtë derisa në "mbërthehet" mirë në vend.
Filtri duhet të qëndrojë në vend, nëse e ktheni
hinkën përmbys.
8 electrolux
Hapi 3: Shpëlani filtrin
2x 3x=ok
Nxirreni hinkën nga njësia e filtrit të ujit BRITA,
mbusheni nën rubinet me ujë të ftohtë
rubineti dhe lëreni ujin të rrjedhë.
Derdhini dy mbushjet e para në lavapjatë.
Këto dy mbushje të para përdoren për të
shpëlarë filtrin.
Më pas, vendoseni hinkën sërish në njësinë
e filtrit të ujit BRITA.
Vendosni kapakun sërish në enë dhe
shtypeni atë me kujdes për poshtë, duke u
siguruar që të mbërthehet mirë në vend.
Hapi 4: Rimbushni serbatorin e ujit
Për ta mbushur enën me ujë të ftohtë,
mjafton të hapni kapakun e sipërm, të merrni
një kanë të mbushur me ujë rubineti dhe ta
derdhni atë brenda enës siç tregohet në
figurë (përdorni kapakun sa herë doni të
mbushnin enën me ujë).
E rëndësishme Për të shmangur rrezikun e
derdhjes së ujit gjatë mbylljes dhe hapjes së
derës së frigoriferit, ju këshillojmë të mos e
mbushni plot enën e ujit por të lini pak
hapësirë ajri.
Nëse nuk e keni përdorur gjithë ujin e filtruar
në enën e ujit brenda 1-2 ditëve, ju lutemi ta
derdhni ujin e mbetur brenda njësisë së filtrit
të ujit BRITA, përpara se ta rimbushni atë.
Lëreni ujin të filtrohet dhe përsëritni "Hapin 4"
sa herë të doni, derisa njësia e filtrit të ujit
BRITA të mbushet.
Nxirreni filtrin duke tërhequr dorezën
unazore
Për të ndryshuar filtrin pas katër javësh,
përdorni vetëm dorezën e harkuar mbi filtër,
për ta hequr atë nga hinka, dhe përsëritni
hapat e mësipërm 1 - 3.
electrolux 9
BRITA Memo
Për një performancë maksimale dhe shije
optimale, është e rëndësishme ta ndryshoni
filtrin BRITA rregullisht. BRITA ju këshillon ta
zëvendësoni filtrin në njësinë BRITA të
frigoriferit tuaj çdo katër javë.
BRITA Memo ju kujton automatikisht kur
të ndryshoni filtrin.
START
%
100
75
50
25
Sistemi unik BRITA Memo mat kohën e
këshilluar të përdorimit të filtrit tuaj.
Memo është i thjeshtë për t'u përdorur dhe
ju kujton automatikisht se kur duhet të
ndryshoni filtrin.
BRITA Memo ndodhet mbi kapakun e enës
së ujit. Përdorimi është vërtet i thjeshtë.
Ndizni ekranin Memo
Për të aktivizuar sistemin Memo, shtypni dhe
mbani shtypur butonin start që ndodhet mbi
kapak, derisa katër fushat të shfaqen
ekran e të pulsojnë dy herë. Tani Memo është
aktiv.
START
%
100
75
50
25
Kontrolli i funksionimit
Pika që pulson në qoshen e djathtë poshtë
të ekranit Memo, tregon se Memo po punon.
10 electrolux
START
%
100
75
50
25
Ndryshimi i ekranit
START
%
100
75
50
25
Çdo javë do të zhduket nga një fushë për të
treguar jetën e mbetur të filtrit. Pas katër
javësh të katër fushat do të zhduken. Kjo, si
dhe një shigjetë që pulson, tregon se filtri
duhet ndërruar.
Vendosni një filtër të ri sipas udhëzimeve dhe
riaktivizoni sistemin Memo siç përshkruhet
më sipër.
START
%
100
75
50
25
Kur ka mbetur vetëm një fushë, duhet të
kontrolloni nëse keni ose jo një filtër të ri
BRITA MAXTRA në dispozicion.
electrolux 11
E rëndësishme Sistemi Memo është
projektuar të përdoret bashkë me filtrin
BRITA.
Sistemi BRITA Memo: treguesi elektronik i
ndërrimit të filtri ka një jetëgjatësi përafërsisht
5 vjeçare. Në përfundim të jetëgjatësisë së
sistemit Memo, ju lutemi mbani parasysh se
është një mekanizëm elektronik dhe duhet
mënjanuar sipas gjithë masave dhe
rregullave të fuqi.
Për të hequr sistemin Memo të skaduar,
përdorni një kaçavidë në vrimën ngjitur me
sistemin Memo dhe nxirreni atë jashtë.
Ju lutemi mbani parasysh se sistemi Memo
nuk duhet hequr për asnjë arsye tjetër veç
mënjanimit të tij.
Të dhëna të rëndësishme:
Vrima e valvulit të derës së frigoriferit duhet
mbyllur me Valvulin e Ujit gjatë funksionimit
të rregullt të pajisjes.
Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Përdorimi i
çdo lloj pijeje tjetër mund të lërë mbeturina,
shije ose aromë në rezervuar dhe rubinet.
Ka mundësi të dëgjoni zhurma të
shkaktuara nga hyrja e ajrit kur uji del nga
rezervuari.
Në rast se uji nuk rrjedh mirë, shtypeni
levën që lëshon ujin edhe njëherë. Mbajeni
gotën nën rubinet për disa çaste, që të
siguroheni që uji të bjerë në gotë.
Mos përdorni pije të gazuara, si p.sh. pije
të buta. Pija mund të rrjedhë jashtë si
pasojë e presionit të gazit.
Mbani parasysh që uji është artikull
ushqimor. Ju lutemi konsumojeni ujin e
filtruar brenda një ose dy ditësh.
Nëse njësia e filtrit të ujit BRITA nuk
përdoret për një kohë të gjatë (p.sh. gjatë
pushimeve), ju këshillojmë të derdhni
jashtë ujin e mbetur brenda sistemit dhe ta
lini filtrin brenda.
Përpara se ta përdorni sistemin sërish,
nxirrni jashtë filtrin dhe përsëritni hapat 1
deri 4 të paragrafit "Si të përdorni filtrin
BRITA MAXTRA".
Njësia e filtrit të ujit BRITA është projektuar
për t'u përdorur vetëm ujë rubineti të
trajtuar nga bashkia (shënim: ky ujë
kontrollohet vazhdimisht dhe sipas
rregulloreve ligjore i sigurt për t'u pirë) ose
me ujë nga ujësjellës privatë, uji i të cilëve
është provuar si i sigurt për t'u pirë.
Nëse udhëzoheni nga autoritetet se uji i
rubinetit duhet zier, atëherë edhe uji i
filtruar nga filtri BRITA duhet zier gjithashtu.
Kur udhëzimi për të zier ujin nuk është më
në fuqi, i gjithë sistemi filtrues duhet
pastruar dhe duhet vendosur një filtër i ri.
Mund të gjeni më shumë të dhëna për
përdorimin e filtrit BRITA dhe sistemit Memo
në udhëzuesin e sistemit BRITA.
Ju mund të blini filtra të rinj BRITA dhe
sistem Memo në rrjetin e shërbimeve të
klientit të Electrolux ose BRITA.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Tingujt e Funksionimit Normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur
frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave
ose tubave. Është normale.
Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull
uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga
kompresori. Është normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
zhurmë të papritur kërcitëse. Është një
fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen
fizik i rrezikshëm. Është normale.
Kur kompresori ndizet ose fiket, do të
dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të
temperaturës. Është normale.
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni
12 electrolux
Rregullatorin e Temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen
mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në
mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë n
kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen
e shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën
e vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet
shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë
kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla për
të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe
të plotë si dhe për të bërë të mundur si
rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e
dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini ose
polietileni dhe sigurohuni që paketimi të
jetë hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira,
të prekin ushqimet që janë tashmë të
ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje
temperature të këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo
pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për
të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të
ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga
kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni
blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës, në
një kohë sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të
kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
electrolux 13
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë
të vakët dhe me pak sapun.
kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura
gërryese, produkte pastruese me shumë erë
të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar
brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të
dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë
të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe
kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes,
me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky
veprim do të përmirësojë rendimentin e
pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë
pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja
e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm
me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi
i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse
të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme
të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku
dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet
në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për
të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të
pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin e
posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta
gjeni të futur në vrimën e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin
një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni
pajisjen
hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët
hiqni sirtarët e ngrirësit
vendosni material izolues rreth sirtarëve,
p.sh. shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke
vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier)
brenda në ngrirës.
Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij,
shtyjeni në vend sipas figurës dhe
vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit ku
mund të mblidhet ujë
kruani me kujdes akullin kur fillon të shkrijë.
Përdorni një kruajtëse druri ose plastike
kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe
thajeni ngrirësin, më pas vendoseni gypin
e kullimit sërish në vend.
14 electrolux
ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish
ushqimet e ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me
termostatin çuar në maksimum për disa
orë, në mënyrë që të arrijë sa më shpejt
të jetë e mundur temperaturën e
mjaftueshme të ruajtjes.
E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruajtur brymën nga
avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos
përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar procesin e
shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i
shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
Si të veprojmë nëse…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga
priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me rregullimet apo defektet që nuk janë
në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur mirë
në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa
lëvizur (të katër këmbët e saj duhet
të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e lini derën të hapur më gjatë
se ç'duhet.
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit të
bjerë në temperaturën e ambientit,
përpara se ta futni në pajisje.
Temperatura e ambientit është
shumë e lartë.
Ulni temperaturën e ambientit.
Në pllakëzën e pasme
frigoriferit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakëzën e pasme.
Është normale.
Brenda në frigorifer rrjedh
ujë.
Tubi i daljes së ujit është bllokuar. Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin të
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakën e pasme.
Uji rrjedh në dysheme.
Uji i shkrirë që del jashtë nuk
shkon në depozitën avulluese që
ndodhet mbi kompresor.
Bashkoni tubin e daljes së ujit të
shkrirë me depozitën avulluese.
Ka shumë brymë dhe
akull.
Produktet nuk janë mbështjellë
siç duhet.
Mbështillini ushqimet më mirë.
electrolux 15
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Temperatura në pajisje
është shumë e ulët.
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Temperatura në pajisje
është shumë e lartë.
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
ulët.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit të
bjerë në temperaturën e ambientit,
përpara se ta futni në pajisje.
Keni futur shumë produkte
njëkohësisht në pajisje.
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
Temperatura në frigorifer
është shumë e lartë.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
Temperatura në ngrirës
është shumë e lartë.
Produktet janë shumë afër me
njëri-tjetrin.
Vendosini produktet në mënyrë të
tillë që ajri i ftohtë të mund të
qarkullojë.
Pajisja nuk punon.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën
kryesore nuk kalon tension.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike në
prizë. Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llambushka nuk punon.
Llambushka është në modalitetin
stand-by.
Mbylleni dhe hapeni derën.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
llambushkës".
Nëse pajisja juaj ende nuk po punon mirë
pasi keni kryer kontrollet e mësipërme,
kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit.
Zëvendësimi i llambushkës
Nëse doni të ndërroni llambushkën, ndiqni
këta hapa:
1. Shkëputeni pajisjen nga rryma.
2. Hiqni vidhën nga kapaku i llambushkës.
3. Zbërtheni pjesën e lëvizshme duke e
shtypur siç tregohet në figurë.
4. Zëvendësoni llambushkën me një tjetër të
së njëjtës fuqi (fuqia maksimale tregohet
në mbështjellën e llambushkës)
5. Fiksojeni kapakun e llambushkës në
vend.
6. Vidhoseni vidhën e kapakut të
llambushkës.
7. Rilidheni pajisjen me rrymën.
8. Hapni derën dhe kontrolloni nëse drita
ndizet.
1
2
3
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni
derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni
guarnicionet me defekt të derës.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
16 electrolux
Të dhëna teknike
Përmasat
Lartësia 1850 mm
Gjerësia 595 mm
Thellësia 648 mm
Koha në rritje 20 h
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e
vlerave që gjendet në anë të majtë brenda
pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
Instalimi
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna
për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për
një përdorim të saktë të pajisjes, përpara
se të instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me klasën
e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në
pajisje:
Klasa e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të
nxehtësisë, të tillë si radiatorë, kazanë uji,
drita e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni
që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës
së pasme të dollapit. Për të siguruar
performancën më të mirë, nëse pajisja është
vendosur poshtë një njësie të varur në mur,
largësia minimale midis pjesës së sipërme të
dollapit dhe njësisë së murit duhet të jetë
minimalisht 100 mm . Në një rast ideal, do të
ishte mirë që pajisja të mos vendosej nën
njësive që varen në mur. Nivelimi i
kujdesshëm arrihet përmes një ose më
shumë këmbëzave të rregullueshme që
ndodhen nën dollap.
Paralajmërim Pajisja duhet të mund të
shkëputet lirisht nga korrenti; për këtë,
spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme
pas instalimit.
A
B
mm
mm
min
100
20
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që
tregohet në tabelën e vlerave përputhet me
të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos
tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt,
pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e
ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar,
lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të
tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi,
duke u këshilluar me një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë
përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat
paraprake të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. -
Direktivat
electrolux 17
Ndarëset e pasme
Në çantën e dokumentave, gjeni dy
ndarëse që duhet të montohen siç
tregohet në figurë.
Lironi vidhat dhe futeni ndarësen nën kokën
e vidhës, më pas shtrëngojini sërish vidhat.
1
2
3
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të
qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet
nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme
në pjesën e poshtme ballore.
Heqja e mbajtësbe të rafteve
Pajisja juaj është pajisur me mbajtëse raftesh
që bëjnë të mundur sigurimin e rafteve gjatë
transportimit.
Për t'i hequr ato, veproni si më poshtë:
1. Lëvizni mbajtëset e rafteve në drejtim të
shigjetës (A).
2. Ngrijini raftet nga pas dhe shtyjini përpara
derisa të lirohen (B).
3. Hiqni skarat mbajtëse (C).
Ndryshimi i drejtimit të derës
Paralajmërim Përpara se të kryeni çdo
lloj veprimi, hiqni spinën nga priza.
E rëndësishme Për të kryer veprimet e
mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni
së bashku me një person tjetër që do të
mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë
procesit.
Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës,
ndiqni këta hapa:
1. Hapni derën. Zhvidhosni menteshën e
mesit (m2). Hiqni ndarësen plastike (m1).
m1
m2
m3
m4
m5
m6
2. Çmontoni dyert.
18 electrolux
3. Hiqni ndarësen (m6) dhe zhvendoseni në
anën tjetër të aksit të menteshës (m5).
4. Hiqni pjesëzën (b1) duke përdorur një
vegël. Zhvidhosni aksin e poshtëm të
menteshës (b2) dhe ndarësen (b3) dhe
vendosini ato në anën e kundërt.
5. Rivendosni mbulojën (b1) në anë të
kundërt.
b1
b2
b3
6. Hiqni tapat (1) dhe zhvendosini në anën
tjetër të dyerve.
1
7. Zhvidhosni aksin e sipërm të menteshës
(t1) dhe vidhoseni atë në anën e kundërt.
8. Hiqni kunjin e majtë të mbulojës së
menteshës së mesit (m3, m4) dhe
zhvendoseni në anën tjetër.
9. Futeni kunjin e menteshës së mesit (m5)
në vrimën e majtë të derës së poshtme.
10. Futeni sërish derën e poshtme në aksin
e menteshës së poshtme (b2).
11. Futeni derën e sipërme në aksin e
menteshës së sipërme (t1).
12. Futeni derën e sipërme në aksin e
menteshës së mesit (m5) duke anuar
nga pak të dy dyert.
13. Vidhosni sërish menteshën e mesit (m2).
Mos harroni ndarësen plastike (m1) që
duhet futur nën menteshën e mesit.
Sigurohuni që skajet e derës të jenë
paralel me skajin anësor të pajisjes.
14. Rivendoseni, niveli pajisjen, prisni për të
paktën katër orë dhe më pas lidheni atë
në prizë.
Bëni një kontroll përfundimtar për t'u siguruar
që:
Të gjitha vidhat janë shtrënguar.
Guarnicioni magnetik ngjitet në kasën e
pajisjes.
Dera hapet dhe mbyllet në mënyrë të
saktë.
Nëse temperatura e ambientit është e ftohtë
(p.sh. në Dimër), rondela mund të mos futet
mirë në dollap. Në atë rast, prisni që rondela
të hyjë natyrshëm.
Në rast se nuk doni të kryeni veprimet e
sipërpërmendura, kontaktoni Qendrën më të
afërt të Shërbimit të Klientit. Specialisti i
Qendrës së Shërbimit të Klientit do të kryejë
ndryshimin e drejtimit të derës, me
shpenzimet tuaja.
electrolux 19
Electrolux. Thinking of you.
Споделете още от нашето мислене на
www.electrolux.com
Съдържание
Информация за безопасност 20
Действие 22
Първа употреба 23
Всекидневна употреба 23
Как се използва дозаторът за вода с
филтърен патрон BRITA MAXTRA 25
Полезни препоръки и съвети 31
Грижи и почистване 33
Как да постъпите, ако 34
Технически данни 36
Инсталиране 37
Опазване на околната среда 40
Запазваме си правото на изменения
Информация за безопасност
От интерес на вашата безопасност и за
осигуряване на правилна употреба,
преди да инсталирате и използвате уре‐
да за пръв път, прочетете това ръковод‐
ство за потребителя внимателно, вклю‐
чително препоръките и предупрежде‐
нията. За да избегнете ненужни грешки
и злополуки, важно е да внимавате всич‐
ки хора, които използват уреда, да са на‐
пълно запознати с неговата работа и
средствата за предпазване. Запазете те‐
зи инструкции и се погрижете те да оста
нат към уреда, ако той бъде преместен
или продаден, така че всеки, който го из‐
ползва през целия му срок на експлоа‐
тация, да бъде добре информиран за
употребата и безопасността на уреда.
За защита на живота и имуществото си
спазвайте предпазните мерки от ин‐
струкциите за потребителя, тъй като
производителят не носи отговорност за
повреди, предизвикани поради неспаз‐
ването им.
Безопасност за децата и хората с
намалени способности
Този уред не е предназначен за упо‐
треба от лица (включително деца) с
ограничени физически, сетивни или
умствени възможности, с недостатъ‐
чен опит и познания освен ако не се
наблюдават или са им дадени инструк‐
ции за употребата на уреда от лице,
отговорно за тяхната безопасност.
Децата трябва да се надзирават, за да
се гарантира, че няма да си играят с
уреда.
Съхранявайте опаковъчните материа‐
ли далеч от обсега на деца. Съществу
ва опасност от задушаване.
При изхвърляне на уреда изключете
щепсела от контакта, срежете кабела
на захранването (възможно най-близо
до уреда) и демонтирайте вратата, за
да предотвратите удар с електрически
ток и евентуалното затваряне на деца
в него по време на игра.
Ако с този уред, който има магнитни
уплътнения на вратата, ще замените
по-стар уред с пружинен затвор (клю‐
чалка) на вратата или капака, уверете
се, че пружинният затвор е неизполз‐
ваем, преди да изхвърлите употребя‐
вания уред. Така ще предотвратите
смъртна опасност от затварянето на
деца вътре.
Общи мерки за безопасност
ВНИМАНИЕ! Внимавайте да не
запушите вентилационните отвори.
Уредът е предназначен за съхранение
на хранителни продукти и/или напитки
при нормални домашни условия, както
е обяснено в тази книжка с инструкции.
Не използвайте механични инстру‐
менти или други неестествени сред‐
ства за ускоряване на процеса на раз‐
мразяване.
Не използвайте други електрически
уреди (като машини за сладолед) в
хладилници и фризери, освен ако не
са одобрени за тази цел от производи
теля.
Не повреждайте хладилната верига.
20 electrolux
/